Modeli i Koresë së Jugut, si zgjidhje për Ukrainën

Postuar në 13 Nëntor, 2023 14:35

Ukraina do të përjetojë një "mrekulli të stilit korean" nëse pushon së luftuari, merr mbrojtje të kufizuar nga NATO-ja dhe rindërtohet me shpejtësi, mundësisht me financimin e Rusisë. Ky është parashikimi i admiralit amerikan në pension, James Stavridis, ish-komandant i lartë i NATO-s në Evropë.

Në një shkrim të publikuar në Bloomberg, Stavridis argumenton se duke e ndalur luftën me Rusinë tani, Kievi do të kalojë edhe vetë Rusinë në terma afatgjatë.

Ukraina do të kapërcejë Rusinë në disa dekada për sa i përket produktit të brendshëm bruto, prodhimit të përgjithshëm agrar dhe sigurisht në kuptimin e të qenit një shoqëri jetike, demokratike në të cilën njerëzit duan të jetojnë”, shkroi ai.

Aktualisht, Kievi nuk është në kushtet "të kërkojë një tërheqje të plotë ruse nga territori i tij", argumenton Stavridis, duke e shpallur propozimin e tij si "një skenar realist që do ta çojë Ukrainën drejt suksesit me kalimin e kohës".

Stavridis thekson se ndalja e armiqësisë do të ishte një pilulë e hidhur për Ukrainën, por edhe "Presidenti rus Vladimir Putin do ta urrejë një rezultat të tillë."

"Kjo do të thotë se ai ka dështuar qartë dhe plotësisht në objektivin e tij për të pushtuar të gjithë Ukrainën," tha ai.

Stavridis rekomandon anëtarësimin në NATO për Ukrainën, por pa mbrojtjen e Nenit 5 për territoret e kontrolluara nga Rusia, duke shtuar se "çdo veprim ushtarak nga NATO për të rivendosur sovranitetin e plotë do të ishte një vendim kolektiv". E njëjta ide e anëtarësimit të kufizuar është hedhur nga ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, javën e kaluar.

Rusia e ka parë si kërcënim idenë e zgjerimit të NATO-s në lindje të Europës dhe i ka cilësuar aktivitetet e saj në Ukrainë një nga shkaqet e fillimit të armiqësisë.

Stavridis shprehet në shkrim se një burim i mundshëm për financimin e rindërtimit të Ukrainës d të ishin asetet ruse të ngrira, afërsisht 300 miliardë dollarë.

Por nga ana e saj, Moska e ka cilësuar sekuestrimin e parave të saj një akt vjedhjeje dhe ka paralajmëruar për pasoja, nëse ato konfiskohen, siç kërkojnë Ukraina dhe mbështetësit e saj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.