Putin: NATO po tejkalon edhe dokumentet e veta doktrinale

Postuar në 08 Nëntor, 2023 16:09

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka akuzuar Perëndimin dhe konkretisht NATO-n se po kapërcen kufijtë fizikë të operacioneve të veta duke shkelur madje në këtë mënyrë edhe vetë dokumentat e veta doktrinale.

SHBA po e tërheq të gjithë aleatët e vet më tej në orkestrimin e një situate të tensionuar në rajonin e Azi-Paqësorit, duke u përpjekur të krijojë një aleancë të re politike dhe ushtarake aty, përfshirë shtete rajonalë

citohet Putin të jetë shprehur në një takim me zv.kryetarin e Komisionit Qendror Ushtarak të Kinës, Zhang Youxia.

Ai ka vënë theksin në një pikë që është shumë e ndjeshme për Kinën, duke sugjeruar kështu idenë fillestare të një aleance ushtarake mes të dyja vendeve. Putin ka shtuar se Rusia dhe Kina po përpunojnë përgjigjen ndaj këtij ekspasioni “në një mënyrë të qetë dhe të balancuar”, duke “fuqizuar kapacitetet tona të mbrojtjes, përfshirë stërvitje të përbashkëta detare dhe ajrore”.

Paqësori është zona kryesore e interesit strategjik amerikan, rruga kryesore e tregtisë globale dhe rajoni ku SHBA ka përkufizuar rivalin e vet kryesor: Kinën.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.