Erdogan: E kemi fshirë Netanyahun nga lista
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se ka shkëputur kontaktet me kryeministrin izraelit, Beniamin Netanyahu, për të cili është shprehur se “nuk është më njeriu me të cilin mund të flasim”.
E kemi fshirë nga lista
citojnë mediat turke Erdogan.
Deklarata vjen në kuadër të përkeqësimit të shpetë dhe ndërprerjes së marrëdhënieve mes të dyja vendev pas shpërthimit të konfliktit në Gaza. Dy javë më parë Izraeli njoftoi tërheqjen e diplomatëve të vet nga Ankaraja dhe paralajmëroi se po rivlerësonte marrëdhëniet me Turqinë. Nga ana e vet, Erdogan e ka akuzuar Izraelin se nuk po sillet si një shtet, por si një organizatë, ndonëse ka bërë të qartë se është e pamundur ndërprerja e marrëdhënieve “sidomos në diplomacinë ndërkombëtare”. Erdogan ka shtuar po ashtu se kreu i shërbimeve sekrete turke, Ibrahim Kalin, është duke drejtuar përpjekjet për ndërmjetësim dhe për t’i dhënë fund luftës.
Add new comment