Greqia dhe Turqia, afër arritjes së marrëveshjes për Migracionin
Greqia dhe Turqia janë në prag të një marrëveshjeje për emigracionin. Gazeta greke “Kathimerini” raporton se afati për përfundimin e negociatave aktuale është 7 dhjetori kur edhe mbahet samiti mes të dy vendeve në Selanik, e ku do të marrin pjesë kryeministri Kyriakos Mitsotakis dhe presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.
Sipas medias në fjalë në negociim është atashimi permanent i një oficeri greke të Rojes Bregdetare Helenike në Izmir dhe një oficeri të Rojes Bregdetare Turke në Lesbos për të vendosur një kuptim më të mirë mes të dyja palëve.
Ministri grek për Migrimin Dimitris Kairidis është në komunikim të drejtpërdrejtë me ministrin e Brendshëm turk, Ali Yerlikata për ta informuar mbi numrin e mjeteve që lënë bregun turk. Po kështu palët po diskutojnë një kërkesë të vjetër të Turqisë për lëvizje më lehtësuar të shtetasve turq në shtatë ishujt e Egjeut lindor, Rodos, Lesbos, Samos, Kios, Kos, Leros dhe Kastelorizo, me vizë 12 mujore.
Memorandum parashikon që të dyja palët të shmangin deklarate tensionuese që përbëjnë shkak për të minuar çdo përpjekje paqëtimi. Nëse një gjë e tillë arrihet, Europa mund të ketë një valvul në trajtimin e çështjes së migracionit, por këtu vjen në vështrim një rol kritik i Turqisë, që është lënë shumë gjatë te dera e BE-së.
Add new comment