Nëse vdesim, mbani mend se Ne ishim njerëz!

Postuar në 11 Tetor, 2023 14:56

Llogaritë në rrjetin social “X” janë përmbytur këto orë me pamje video të luftimeve në Izrael: Hamasi nga njëra anë dhe forcat izraelite nga tjetra. Ajo që bie në sy megjithatë është një lloj arrogance e viktimës që luan aktualisht Izraeli, i cili nuk lë operacion bombardimi pa hedhur në rrjet, duke dëshmuar precizionin e armëve të veta, saktësinë dhe forcën e vet, duke injoruar ndoshta qëllimisht se mes atyre pamjeve duken edhe njerëz që përpiqen të ikin.

Teknikisht videot të kujtojnë video-lojërat dhe paralajmërojnë si të tilla sesi do të jetë lufta e ardhshme, se gërmadha do të jetë peizazhi asaj që do të quhet periferi. Gaza është në fakt periferia më e madhe e Mesdheut; 2.5 milionë banorë në një sipërfaqe 400 milje katrorë, të cilës tani i ndërpritet uji dhe rrethohet. Nuk mund të mendohet se janë të gjithë me Hamasin, apo se duan zgjidhjen e Hamasit. Jo. Por Izraeli ka menduar një zgjidhje kolektive për një problem sigurie që e tronditi rëndë. Dhe kjo nuk mund të amnistohet. Në asnjë rrethanë. Izraeli në këto orë po kërcënon këdo që mendon se është kundër tij, duke vepruar nën presionin e një situate për të cilën duhet të ishte përgatitur.

Në këto kushte është e qartë se palë të tjera të interesuara nuk do të rrinë gjatë duarkryq që të shohin Izraelin që të pastrojë Gazën me mjete ushtarake, me ndihmën edhe të SHBA-ve që kanë dislokuar mjete masive në zonë, çka përmban qysh tani farën e një konflikti cilësisht të ri.

Izraeli nuk duhet të harrojë se, nëse sillet si një organizatë dhe jo si një shtet, do të përfundojnë duke u trajtuar si e tillë”, tha Erdogan, duke i cilësuar si metoda të turpshme sulmet e ushtrisë izraelite në Gazën e mbipopulluar

është shprehur presidenti turk, Erdogan.

Thënë kjo, po deklarohet botërisht se sulmet e Hamasit janë të dënueshme, kriminale, terroriste. Por një krizë e tillë nuk mund të lejohet të degradojë në gjueti njerëzore që me shkallën e përparimit të dhunës që po shohim, një hap e ndan nga genocidi. Epitafi paradhënie i kësaj që po ndodh – ne si shqiptarë mund t’i gëzohemi fatit se jemi në zonën më të mbrojtur të planetit – po shkruhet përditë nga njerëz të zakonshëm. Një mjek palestinez, Belal Aldabbour, që prezantohet si “një mjek palestinez me një karierë mediokre në të shkruar”, shkruante sot se:

Së shpejti, regëtima e fundit e elektricitetit do të harxhohet. Mbani mend, nëse vdes, unë, ne, ishim njerëz, kishim emra, ëndrra dhe arritje dhe i vetmi faj i yni ishte se ne u klasifikuam si inferiorë

s.zaimi

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Skerdo, ky osht sport i ronte shume se hyjn interesat e fuqive boterore te cilat paturpesisht krijuan nje shtet jo bazuar ne te drejten nderkometare por mbi...biblen.
Dhe kjo thjesht per te pasur nje gozhde ku te varin xhaketen.
Jam ashtu si ty kunder dhunes por ndoshta eshte rasti te shkojme deri ne burim. Nje popull mbi 10 milion qe detyrohet te jetoje ne burg normalisht do prodhoje dhune. Jepini mundesi ose te pakten mos ja mbyllni ato qe ka qe te mos shkoje ne deshperim. Kush ka dicka per te humbur nuk rrezikon dhe nuk e don dhunen.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.