Raportime për tërheqjen e trupave serbe nga kufiri me Kosovën

Postuar në 30 Shtator, 2023 16:08

Serbia ka nisur tërheqjen e trupave ushtarake nga kufiri në veri të Kosovës. Mediat e Kosovës raportojnë për një autokolonë ushtarake në jug të Serbisë, e cila është parë të lëvizë nga drejtimi i Vranjës në drejtim të Nishit, afër qytetit të Predejanës.

Predejana ndodhet 300 kilometra në jug të Beogradit dhe rreth 100 kilometra nga pikëkalimi më i afërt kufitar ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Merdarë.

Koha Ditore citon dy emigrantë, të cilët gjatë hyrjes në Kosovë thonë se kanë parë kamionë ushtarakë serbë e një tank duke u kthyer prapa, nga zona afër Merdarit ku po qëndronin.

Serbia kishte dislokuar trupat ushtarake në Vranjë, afër kufirit me Kosovën, pas sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit të dielën, ku mbeten të vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, dhe tre sulmues.

Sulmi u dënua nga SHBA-të dhe BE-ja, ndërsa qeveria e Albin Kurtit e cilësoi një plan terrorist të Serbisë që kishte për qëllim destabilizimin e rajonit.

Kurti ka kërkuar që në kufirin mes dy vendeve të kryhen patrullime të përbashkëta të KFOR dhe policisë së Kosovës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.