Spastrimi etnik administrativ në Luginën e Preshevës diskutohet në OKB

Postuar në 24 Shtator, 2023 18:16

Popullsia e shqiptarëve është reduktuar me mbi 70% në disa zona të Luginës së Preshevës. Por kjo shifër është vetëm në letër. Çaktivizimi i adresave të shqiptarëve të Luginës është pjesë e strategjisë së Serbisë, të cilën Komiteti i Helsinkit e ka cilësuar “spastrim etnik administrativ”.

Sipas një raporti të hartuar nga Flora Ferati Sachsenmaier, 6 000 shqiptarëve u janë çaktivizuar adresat e tyre nga rajonet jugore serbe, duke i bërë ata pa shtetësi dhe të paaftë për të blerë ose shitur prona, për të pasur akses në arsim ose kujdes shëndetësor, për të votuar ose për të ushtruar të drejta të tjera themelore.

Çështja u ngrit në mbledhjen e Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork nga presidenti Bajram Begaj.

Të drejtat e serbëve në Kosovë pasqyrojnë normat dhe vlerat evropiane, e njëjta gjë duhet të zbatohet edhe për minoritetin shqiptar në Luginën e Preshevës, në jug të Serbisë. Fatkeqësisht, ne ende jemi të shqetësuar për pasivizimin e adresave të tyre të banimit dhe mungesën e investime të rëndësishme dhe nxitje ekonomike në atë rajon”, tha Begaj.

Shaip Kamberi, përfaqësues politik i shqiptarëve të Luginës së Preshevës, thotë për RTK-në se kjo është çështje politike.

Qeveritë që nga viti 2012 janë përpjekur të ndryshojnë strukturën etnike të popullatës në Luginën e Preshevës dhe në mënyrën më drastike kjo është bërë në Medvegjë. Një spastrim etnik me masa administrative, të cilin po e bën Qeveria e Serbisë, para syve të BE-së”, tha ai.

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, thotë se kjo strategji përbën mohim të të drejtave të njeriut.

Për vite me radhë serbët dhe shqiptarët kanë shkuar në diasporë për të punuar dhe në ndërkohë Serbia ka miratuar ligjin që shfuqizon individët që nuk janë të regjistruar në adresat e paraqitura. Por kjo vlen vetëm për shqiptarët. Deri më tani nuk kemi ka pasur ndonjë rast kundër ndonjë serb”, tha Biserko.

Lidhur me këtë situatë, dy senatorë amerikanë i kanë dërguar Sekretarit Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, një letër ku studiues dhe grupe të të drejtave të njeriut kanë ngritur alarmin për "spastrimin etnik administrativ" të tyre nga regjistrit të gjendjes civile.

 

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Aman mos me flisni per kete klyshin e ramsit se keto jane serb. Rrofte Sali Berisha

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.