Kina merr përsipër rindërtimin e Sirisë
Shtrëngimi i duarve mes Xi Jinping dhe Bashar al-Assad tregon shumë më tepër se fundi i izolimit të Sirisë që nga fillimi i luftës civile. Presidenti kinez njoftoi një aleancë të re midis Pekinit dhe Damaskut.
Kina mbështet kundërshtimin e Sirisë ndaj ndërhyrjes së huaj, bullizmit të njëanshëm dhe do të vihetnë lëvizje për rindërtimin e Sirise.
Nëpërmjet iniciativës Belt&Road, Kina "është e gatshme të japë kontribute pozitive për paqen dhe zhvillimin rajonal dhe global", tha Xi, duke shprehur mbështetjen e tij për "sovranitetin dhe integritetin territorial" të Sirisë, si dhe përpjekjet " kundër terrorizmit" dhe në kërkimin e "një zgjidhjeje politike për çështjen siriane".
Assad, sipas njoftimit të diplomacisë kineze, u përgjigj se "Kina ka hapur një rrugë të suksesshme drejt socializmit me karakteristika kineze", duke u shfaqur "gjithmonë në anën e barazisë dhe drejtësisë ndërkombëtare, ligjit dhe çështjeve ndërkombëtare me një rol të rëndësishëm dhe konstruktiv".
Pas takimit, të dy krerët e shteteve nënshkruan një sërë dokumentesh bashkëpunimi dypalësh, duke përfshirë ndërtimin e Belt&Road, shkëmbimet e zhvillimit ekonomik dhe bashkëpunimin ekonomik e teknologjik.
Add new comment