Rivalitet BE-Turqi në Azinë Qendrore. Brukseli: Pasoja kush njeh Qipron Veriore
Bashkimi Europian ka zbuluar politikën e vet kundër zgjerimit të ndikimit turk në Azinë Qendrore. Mediat citojnë Dietmar Krissler, kreun e Divizionit për këtë rajon në Shërbimin e Jashtëm të Veprimit Diplomatik të BE-së të jetë shprehur kundër përfshirjes së Qipros Turke si vëzhguese në Organizatën e Vendeve Turke, duke paralajmëruar madje "pasoja negative".
Për rajonin tim(BE) perspektivat e zhvillimit me vendet e Azisë Qendrore do të varen shumë nga pozicioni i tyre i ardhshëm, nëse Qiproja Veriore do të bëhet apo jo një vëzhguese e Organizatës. Duhet të jemi të kujdesshëm në përzgjedhjen e partnerëve. Turqia ka axhendën e vet në rajon
është shprehur ai
Deklarata është bërë gjatë një diskutimi në konferencën "Uzbekistani – Partneri strategjik i BE-së në Azinë Qendrore", organizuar nga një qendër studimore e financuar nga Brukseli.
Vendimi për t’i dhënë Qipros veriore statusin në fjalë u mor më 11 nëntor të vitit të shkuar në Samitin e Samarkandës dhe shënon një lloj suksesi diplomatik për Ankaranë. Qëndrimet e Krissler janë kundërshtuar në fakt nga një tjetër europiane, Amanda Paul e Qendrës për Politikat Europiane, sipas së cilës vetë pranimi i Qipros në BE pa u bërë unifikimi ishte gabim.
Duhet thënë se në këtë drejtim ka patur zhvillime : Azerbajxhani gati e ka njohur Qipron Veriore çka shpjegohet me ndihnën e Turqisë në konfliktin me Armeninë për Nagorno-Karabakhun, ndërkohë që anëtare me të drejta të plota në Organizatë, ka kërkuar të jetë edhe Hungaria.
Megjithatë apeli i diplomatit europian ka një tjetër rëndësi: ai na thotë se BE-ja e sheh Turqinë si fuqi rivale dhe ky është një problem me natyrë strategjike.
Comments
Qipro i ka mbyllur problemet e veta, ska me sherr
Nuk ka shume lidhje me rivalitetin BE-Turqi kjo. Me shume eshte personale, nje deklarate e nje funksionari, qe tentoi te shfaqte pikpamje ne lidhje me statusin e Qipros Turke ne nje samit aziatik. BE dhe Turqia nuk jane ne rivalitet per ceshtjen e Qipros Veriore. Ajo qe BE e kupton fare mire, eshte se ne te dy rastet, si nese ne nje rast vertete fatlum per BE, Turqine, Greqine, dhe Qipron greke apo turke qofte, dy pjese e Qipros bashkohen ne nje shtet te ndonjefarelloji, apo edhe ne rastin tjeter kur Qipro Veriore merr statusin e nje shteti, njesoj si Surinami apo Danimarka qofte, gjithmone, dhe pa as me te voglin dyshim, Turqia e Erdogan apo e cdo Erdogani tjeter, do te jete ne cepin e djathte te vatres.
BE dhe Turqia kane shume gjera per te cilat jane ne anet e kunderta te medaljes. Po Qipro nuk eshte nje prej tyre. Heret apo vone, BE dhe Turqia do jene e njejta pale kundrejt te tjerave ne ceshtjen e Qipros. Tashme procesi eshte pa kthim
Add new comment