Azerbajxhani mbaron punë për dy ditë me separatistët armenë. Karabaku drejt integrimit në shtetin azer

Azerbajxhani ka rënë dakord të ndalojë veprimet ushtarake në Karabakh duke firmosur një armëpushim me autoritetet etnike armene. Marrëveshja raportohet se është ndërmjetësuar nga paqeruajtësit rusë ndërkohë që shtohet se trupat azere kanë arritur objektivin e çarmatosjes së separatistëve dhe tërheqjen e ushtrisë armene nga territori. Të dyja palët njoftojnë se të enjten mbahen bisedimet për integrimin e territorit në fjalë në shtetin e Azerbajxhanit pas vetëm dy ditë luftimesh dhe një fitoreje të papritur.
Rajoni i Nagorno-Karabakut ka shumicë armene dhe ka qenë një ndër zonat më konfliktuale pas kolapsit të Bashkimit Sovjetik. Në rajon ushtrojnë detyrën e tyre paqeruajtës rusë dhe me konfliktin e fundit duket se Armenia ka marrë një goditje që vështirë se riparohet më.
Add new comment