UNESCO: Jericho është në Palestinë
UNESCO ka futur në listën e sajteve të trashëgimisë kulturore qytetin e Jericho-s në Palestinë. Vendimi solli një reagim të ashpër nga ana e Izraelit, sipas të cilit agjencia e Kombeve të Bashkuara është vënë në shërbim të Palestinës, raporton Haaretz.
Jericho është një nga qytetet më të vjetra në botë dhe shtrihet në Bregun Perëndimor, zonë nën administrimin e Autoritetit Palestinez.
Brenda qytetit ndodhet sajti arkeologjik i Tel es-Sultan, rrënojat e të cilit i përkasin mijëvjecarit të nëntë para Krishtit.
Jericho bëhet sajti i katërt në Bregun Perëndimor që njihet si trashëgimi kulturore nga UNESCO. Ai është i pari që e merr këtë status përmes një procedure standarde, pasi për të tjerët është ndjekur procedura e emergjencës, për shkak të konfliktit izraelo-palestinez.
Sajti është regjistruar si pjesë e shtetit të Palestinës në një mbledhje që Komiteti i UNESCO-s mbajti në Riadh, Arabia Saudite.
Izraeli është larguar nga UNESCO katër vjet më parë, ndërsa Palestina është anëtarësuar në vitin 2011.
Add new comment