Ministri i Jashtëm grek viziton Turqinë
Ministri i Jashtëm grek, George Gerapetritis, do të vizitojë Ankaranë më 5 shtator. Gerapetritis mbërrin në Turqi me ftesë të homologut turk, Hakan Fidan.
“Të dy ministrat do të diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale”, thuhet në deklaratën e cituar nga Hurriyet.
Ankaraja dhe Athina janë angazhuar së fundmi për përmirësimin e lidhjeve dhe thellimin e bashkëpunimit dypalësh.
Presidenti Recep Tayyip Erdoğan dhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis u takuan në margjinat e Samitit të NATO-s në Vilnius në korrik, ku ranë dakord të zhvillojnë takimin e bashkëpunimit të nivelit të lartë turko-grek në Selanik në tetor.
Në Ankara, dy ministrat pritet të diskutojnë përgatitjet e takimit të bashkëpunimit, i cili do të përfshijë të gjitha aspektet dypalëshe ekonomike, tregtare, të transportit, energjetikës dhe çështje të tjera.
Turqia dhe Greqia kanë prej kohësh mosmarrëveshje mbi kufijtë detarë në Egje dhe Mesdheun Lindor. Me normalizimin e marrëdhënieve, të dyja palët kanë nisur të theksojnë nevojën për dialog për zgjidhjen e tyre.
Fidani dhe Gerapetritis pritet t'i vënë në pah këto çështje gjatë takimit të tyre. Problemi i Qipros dhe çështje të tjera rajonale, veçanërisht pushtimi i vazhdueshëm rus i Ukrainës do të jenë gjithashtu në axhendën e tyre.
Marrëdhëniet mes dy vendeve morën nj ëkthesë pozitive pas ndihmës që Greqia i dërgoi Turqisë pas tërmeteve shkatërruese të shkurtit.
Comments
kruhen vete te dy palet po he
Mire bejne qe takohen se i bene popujt e tyre cope e cike. Njeri thote greku keshtu, tjetri thote turku keshtu, e nga ana tjeter, gjithe pasaniket turq i ke ne ishujt greke e nje mori grekesh blejne prona ne Turqi. Tregetia po pupa si gjithmone.
Add new comment