952 vjet nga Manzikerti: "Hapi dyert e sovranitetit tonë politik në Anadoll"

Postuar në 27 Gusht, 2023 22:09

Turqia përkujtoi 952-vjetorin e Betejës historike të Manzikert, e njohur ndryshe si Malazgirt në turqisht.

Në betejën e 26 gushtit 1071, turqit selxhukë, të udhëhequr nga Sulltan Alparslan, mposhtën forcat bizantine, duke marrë kontrollin mbi rajonin.

"Manzikert nuk është thjesht një luftë apo fitore e zakonshme. Nuk ishte Manzikert ajo që na solli në Anadoll, rrënjët tona janë të thella këtu. Beteja hapi dyert e sovranitetit tonë politik në Anadoll", tha Erdoğan.

Fitorja e arritur këtu fillimisht i dha goditjen më të rëndë kryqëzatave duke mundësuar themelimin e shtetit selxhuk të Anadollit dhe më pas çoi në pushtimin e Ballkanit dhe Stambollit përmes përpjekjeve fitimtare të osmanëve, të cilët ngritën flamurin me të njëjtën bindje.

Kjo që po shohim sot në Manzikert shërben si një kujtesë e thellësisë, pasurisë, forcës dhe, më e rëndësishmja, vazhdimësisë së kulturës dhe historisë sonë.

Erdogan tha se në fillim të mijëvjeçarit të ri, Turqia ka të njëjtin vrull, ndërsa "arritjet e vendit gjatë dy dekadave të fundit kanë forcuar themelet e republikës".

 

Comments

Submitted by dori (not verified) on

Dhe me kete retorike, totalisht estrange nga kultura, civilizimi, mendesia europiane, ky zoteri akuzon Europen se nxjerr sebepe per ta penguar integrimin e vendit te tij ne Europe!
Imagjino, vete serbet, keta serbe me te cilet ne shqiptaret jemi ne armiqesi shekullore, madje edhe ata me ekstremistet, politikane apo intelektuale qofshin ata, nuk kane perdorur dhe nuk perdorin kete lloj gjuhe prej konkuistadoresh fitimtare, qe kane ardhur ne Ballkan dhe kane nenshtruar dhe kane triumfuar ndaj popullatave vendase, duke i nenshtruar ato me dhune! Te pakten, jane hipokrite. Erdogan as hipokrit nuk eshte.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.