Jam në krye të punës që i dal zot prej 10 vjetësh!
Së bashku me stafin e Bashkisë Himarë, jemi në krye të punëve për të menaxhuar çdo detaj për të garantuar sukses të një sezoni turistik. Dhe kjo përpos “turbolencave artificiale”, të gatshëm për të rritur temperaturat në Himarë çdo mesgushti, me apo pa perforcime interesash ‘minore’ të cilat vijnë më shumë nga andej ‘matanë’ se sa këtej nga ku edhe i kemi dalë zot punëve prej një dekade
Këto shkruan sot Jorgo Goro, kryetar i emëruar në detyrë I Bashkisë së Himarës. I njëjti tekst me bababin e Rilindjes, e njëjta dorë që zhgarravit përditë që nga viti 2013 një narrativë suksesi imagjinar.
Zoti Goro duhet t’I kujtojë vetes se ka humbur zgjedhjet e fundit lokale pikërisht sepse nuk I ka dalë dot zot punëve. Heshti për një periudhë të gjatë pas humbjes së 14 majit dhe tani del në skenë në një mënyrë që vetëm me dinjitetin nuk ka të bëjë. Thjesht për t’u bërë i gjallë e për thyer konfliktin Athinë-Himarë-Tiranë në Athinë-Himarë-Himarë – Tiranë.
Add new comment