Vlerësim i ri për vullkanin që ndikoi në rënien e qytetërimit minoan
Shpërthimi vullkanik që shkatërroi Santorinin rreth vitit 1600 pes. nuk ka qenë aq i fuqishëm sa është menduar deri tani. Një analizë e detajuar, duke përdorur teknikat më të fundit gjeofizike dhe gjeologjike, është botuar në Nature Communications. Ajo hedh poshtë përllogaritjet e mëparshme që sugjeronin se shpërthimi përfshinte një magmë gjigande prej 86 kilometrash kub. Studiuesit thonë se në të vërtetë, ajo ishte rreth 26-41 kilometra kub.
Për të përcaktuar shkallën e shpërthimit u ekzaminuan bërthamat e sedimentit për të identifikuar depozitat e hirit dhe për të përcaktuar vëllimin e tyre. Të dhënat sizmike luajtën një rol vendimtar në identifikimin dhe karakterizimin e rrjedhjeve piroklastike dhe materialit kraterit. Përmes një sinteze të këtyre gjetjeve, shkencëtarët krijuan një ide të qartë për shtrirjen e shpërthimit Minoan.
Paraskevi (Evi) Nomikou, gjeologe detare nga Universiteti i Athinës, thotë se gjetjet sugjerojnë se evente si ai në Therën e dikurshme, sot Santorini, janë ciklike.
Nuk duhet të ketë asnjë shqetësim në lidhje me vullkanin e Santorinit. Sipas analizave tona, ngjarje të ngjashme, si ajo që ndodhi 3600 vjet më parë, mund të përsëriten çdo 20 000-30 000 vjet.
Shpërthimi Minoan njihet si eventet më të mëdha vullkanike në Tokë. Ai shkatërroi ishullin e Therës, duke përfshirë vendbanimin e lashtë minoan në Akrotiri, si dhe komunitetet dhe zonat bujqësore në ishujt e afërt dhe në brigjet e Kretës. Shpërthimi mendohet se ndikoi në rënien e kulturës minoane. Ka pasur edhe hamendësime se vullkani ka shkaktuar ndryshime klimatike dhe shpërthimi i tij ka frymëzuar disa mite greke. Ai mendohet se ka shkaktuar trazira në Egjipt dhe ka ndikuar në tregimet biblike të Eksodit.
Add new comment