Diskutime që Mali i Zi të kthehet në qendër të Kriptomonedhave
Media në rajon po raportojnë për disa lëvizje që sugjerojnë se Mali i Zi po mendon të legalizojë industrinë e kriptomonedhave. Opinionet duken të ndara sidomos për faktin e gjithëpranuar se kriptomonedhat krijojnë hapësirë për pastrim masiv të parave të zeza.
Kriptomonedha është një prirje e tregut, por hapën një hapësirë të madhe, të jashtëzakonshme dhe të paimagjinueshme të pastrimit të parave. Ajo siguron një mënyrë të lehtë për të legalizuar të gjitha aktivitetet ilegale, pa transaksione në kartëmonedhë dhe pa lënë një gjurmë në procesin e pagesave. Do të isha ekstremisht i kujdesshëm dhe nuk do të nxitoja për të marrë drejtimin në marrëdhënie me këtë sipërmarrje
citohet ministri i Financave, Aleksandar Damjanoviç.
Analistë të tjerë e shohin më mirë industrinë e re, qoftë edhe për faktin se shteti do të mbledhë taksa që aktualisht nuk i merr dot. Sipas disa të dhënave, të paktën vitin e kalua, kur kripto njohu kulmin e vet, në Malin e Zi, ishin të përfshirë rreth 10 000 njerëz në këtë sektor. Paraardhësi i Damjanoviç, Milojko Spajiç ishte mbrojtës i madh i kriptos. Ai arriti të sjellë në Mal të Zi themeluesin e Ethereum, platforma më popullore e kriptomonedhës, Vitalik Buterin që qëndron në Tivat.
Add new comment