Video/Mesjeta është afër, në Milot
Një kronikë e MCN Tv për tregun e Milotit, që mblidhet një herë në javë e ku tregtohen produkte blegtorale, ilustron atë që në të vërtetë e thonë vetë banorët: Mesjetë, skëterrë, dhe treg si në kohën e Turqisë.
Pamjet flasin vetë me djathin që shitet anë rrugës, mes mbetjeve, duke provuar se ka disa zona në këtë Shqipëri që janë përherë jashtë qytetërimit siç shpallet ky i fundit nga qeveria.
Banorët janë të vetëdijshëm për rrezikun, por askush nuk e vë ujët në zjarr edhe pse video pas videoje, e promocion pas promocioni, përfaqësues të qeverisë e shpallin Shqipërinë si vitrinë të pastërtisë dhe zhvillimit. Në fakt nuk do shumë ta gërvishësh këtë fasadë pavarësisht se diçka është bërë.
Add new comment