Policë, prokurorë e biznesmenë/ Të gjithë të pleksur me krimin

Postuar në 28 Korrik, 2023 19:37

Përgjimi i bisedave në “Sky” dhe Enchro chat” ka hedhur dritë mbi një vrasje dhe tri tentativa për vrasje, ngjarje që lidhen me arrestimet e kryera me kërkesë të SPAK të enjten.

Në pranga ranë ish-shefi i Forcave Operacionale, Oltion Bistri, drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita, dhe ish-polici Ardit Hasanbega, biznesmeni Pëllumb Gjoka dhe disa të tjerë.

Komunikimi i përgjuar zbardhi rolin e Ervis Martinajt dhe biznesmenit Pëllumb Gjoka në porositjen e vrasjes së Gjin Ndojit për 110 mijë euro.

Shefi i Forcave Operacionale, Oltion Bistri, kishte komunikim me Ervis Martinajn, të cilin e informonte për operacionet, ndërsa prokurori Xhevahir Lita mbyllte dosjet.

Hetimet e SPAK kanë zbuluar se Martinaj pagoi 110 mijë euro për vrasjen e Ndojit, ndërsa Gjoka pajtoi Behar Bajrin në Shkodër për ta ekzekutuar. Pas ekzekutimit, Bajri dhe ndihmësi i tij, Denis Brajovic i shkuan viktimës në varrim. 

Paraja nuk ishte i vetmi shpërblim për ekzekutimin e rivalëve. Hetimet kanë nxjerrë në dritë një bashkëpunim të tipit “vras për ty – vrit për mua”. Ervis Martinaj rezulton se kishte marrë përsipër kryerjen e një vrasjeje në Tiranë për llogari të Bajrajve, një “borxh” që do të lahej me një vrasje të kryer nga Bajrajt për llogari të Martinajt.

SPAK ka ngritur gjithsej 12 akuza, që nisin nga vrasja deri te grupi i strukturuar kriminal. 

Ngjarjet e zbardhura

Vrasja e Gjin Ndojit, në Shkodër në gusht 2020.

-Vrasja e mbetur në tentativë ndaj Taulant Pepaj, në Shkodër në shkurt 2021

-Sigurimi i kushteve për vrasjen e Kleant Musabelliut, shtator 2020.

-Sigurimi i kushteve për vrasjen e Dorjan Dhuli, Ibrahim Licit dhe Genc Tafilit, në 2020.

Të arrestuar

Pëllumb Gjoka, Edmond Preka, Ardit Hasanbega, Astmer Bilali, Oltion Bistri, Xhevahir Lita.

Të shpallur në kërkim

Behar Bajri Brahoviç, Ervis Martinaj, Denis Bajri Brahoviç, Klaudio Haka, Prekë Kodra, Aleks Ndreka, Arsat Bashli, Bardhyl Mavraj, Elion Hato.

 

Comments

Submitted by dori (not verified) on

Eshte nje pyetje qe e bej shpesh: po sikur skandale te tilla te ndodhnin ne qeverisjen e Sali Berishes, si do te reagonte Edi Rama me socialistet e tij, mediat, gazetaret, analistet dhe shoqerite e tij civile?! Sa "21 janare" do te kishte bere ai valle?! Une them qe socialistet do te benin gjithcka per te riperseritur 1997-en.

Submitted by Anonymous (not verified) on

Per kohen e Saliut vrasje te tilla nuk quheshin skandale sepse Berisha i udhezonte vete. Kemi kaseten e incizuar nga Azem Hajdari ku Berisha kerkon koken e Ylli Hakllaj, kem8 deshmite e Izet Haxhise ku tregon per udhezimet e Berishes per vrasje te politikaneve, djegjen e Zyrave te gazetes koha jone, te rrahjeve te gazetareve te BBC etj etj.

Submitted by Andreas (not verified) on

Mund te duket e ekzagjeruar, po çdo gje qe po ndodh, eshte thjesht per te mbajtur Belerin ne burg!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.