Kur zbulon padashje atë që po përpiqesh të fshehësh
Kina po ndjek me vëmendje se çfarë drejtimi do të marrë Italia në lidhje me projektin Belt&Road. Projekti infrastrukturor kinez, në të cilin synohet përfshirja e zonës që mbulonte dikur Rruga e Mëndafshit, është pranuar nga Italia me memorandumin e mirëkuptimit, në vitin 2019. Por Kina ia ka frikën ndërhyrjes së SHBA-së, para se Italia të marrë vendimin përfundimtar nëse do ta rinovojë apo anulojë marrëveshjen paraprake.
Ndërsa kryeministrja Giorgia Meloni pritet të vizitojë SHBA-së, Global Times, gazeta e Partisë Komuniste Kineze, i paraprin me paralajmërim: “Vendimi italian për nismën Brez dhe Rrugë duhet të merret pa ndikimin amerikan”.
Kryeministrja italiane ka deklaruar të hënën se "Biden nuk e ka ngritur kurrë çështjen e projektit Belt&Road direkt me mua", por Global Times gjen rastin të theksojë se do të ishte e papërshtatshme që një marrëveshje dypalëshe mes Kinës dhe Italisë të diskutohej me Shtetet e Bashkuara.
Për të përdorur një proverb kinez, fjalët e lideres italiane janë si ajo tabela me fjalët "Këtu nuk ka monedha argjendi", e vendosur pikërisht aty ku fshihet thesari. Thjesht zbulon se diçka aty është mbuluar.
Editoriali i gazetës, i cili gjithmonë merr autorizimin e partisë para botimit, vëren: «Ndërsa nuk është e qartë nëse Italia do të jetë në gjendje t'i rezistojë presionit dhe ndërhyrjes amerikane, ne ende shpresojmë që të mbetet e qartë dhe të mos lejojë që vendimi për Nismën Brez dhe Rrugë të diktohet nga gjeopolitika. Nëse Italia do të ndiqte drejtimin strategjik të Shteteve të Bashkuara, do të dëmtonte interesat dhe autonominë e saj”.
Meloni ka thënë disa herë se Italia mund të ketë marrëdhënie të shkëlqyera me Kinën edhe pa qenë pjesë e paktit strategjik. Megjithatë, ndikimi i mundshëm negativ është shqetësues për sa i përket besimit dhe bashkëpunimit politik.
Marrëveshja e mirëkuptimit u nënshkrua në vitin 2019, kur qeveria italiane drejtohej nga kryeministrit Giuseppe Conte. Ky hap u pasua nga kritika nga Uashingtoni dhe Brukseli, ndaj gjasat që Italia të mos e rinovojë nuk janë pak.
Memorandumi ka prodhuar pak përfitim për Italinë gjatë katër viteve të fundit, me eksportet në Kinë që arritën në 16.4 miliardë euro (18.1 miliardë dollarë) vitin e kaluar nga 13 miliardë euro në 2019.
Add new comment