Mendja e shëndoshë para të gjithave

Postuar në 23 Korrik, 2023 10:36

Ka disa njerëz që u rezistojnë më mirë viteve që kalojnë dhe në moshë të thyer janë ende në formë të mirë fizike dhe mendërisht të kthjellët. Arsyet për këtë variojnë që nga gjenetika te personaliteti.

Një studim spanjoll, më i madhi i kësaj natyre, ka analizuar disa karakteristika që i veçojnë ata nga të moshuarit e tjerë.

“Jemi më pranë përgjigjes për një prej pyetjeve më të mëdha për super të moshuarit: a janë ata më rezistentë ndaj dobësimit të kujtesës si pasojë e plakkjes apo kanë mekanizma që i ndihmojnë ta sfidojnë këtë rënie më mirë se bashkëmoshatarët e tyre”, thotë Marta Garo-Pascual, e cila drejtoi studimin.

Super të moshuarit janë kryesisht individë rreth të 80-ave, kujtesa e të cilëve rivalizon edhe atë të 20 apo 30-vjeçarëve.

Rezultatet e studimit sugjerojnë se mendja e kthjellët e tyre mund të lidhet me formën e mirë fizike. Një monitorim i stilit të tyre të jetës nxori se super të moshuarit  kishin qenë përgjithësisht më aktivë në moshë të mesme, bënin gjumë të mirë eddhe pas kësaj moshe, kishin shëndet më të mirë mendor dhe tregonin pavarësi më të madhe në jetën e tyre të përditshme – me gjasë të mundësuar nga aftësia e tyre për të lëvizur, balancuar dhe mbajtur mend gjërat.

Shëndeti i mirë mendor në radhë të parë mund të jetë përgjegjës për shkathtësinë e tyre fizike edhe në këtë moshë”, thotë Bryan Strange, neurology dhe profesor në Universitetin Politeknik të Madridit.

Studimi gjithashtu nuk gjeti dallime në biomarkuesit e gjakut që lidhen me demencën, që do të thotë se këta individë ruajnë funksionin e tyre të kujtesës pavarësisht niveleve të ngjashme të proteinave të sëmundjes Alzheimer në trurin e tyre.

"Gjetjet tona sugjerojnë se super të moshuarit janë rezistent ndaj këtyre proceseve, megjithëse arsyet e sakta për këtë janë ende të paqarta," thotë Garo-Pascual.

Hulumtimet në të kaluarën kanë zbuluar sasi të mëdha të  neuroneve me bosht, një lloj i rrallë neuroni i lidhur me aftësinë e kujtesës, në trurin e super të moshuarve. Pra, kujtesa e tyre e mirë mund të jetë pjesërisht produkt i një llotarie biologjike po aq sa është edhe reflektim i stilit të tyre të jetesës, lidhjeve shoqërore ose pikëpamjes së tyre për jetën.

Gjenetika, gjithashtu, luan rolin e saj.

Hulumtimet e mëtejshme që përfshijnë këtë kategori të moshuarish, me kalimin e kohës, mund të zbulojnë mënyra për t'i ndihmuar të tjerët të plaken mirë dhe të ruajnë funksionin e kujtesës, megjithëse ka një mbivendosje të mundshme me faktorët që lidhen me parandalimin e demencës, si aktiviteti fizik dhe presioni i ulët i gjakut.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.