Me specien e dytë të ditur, na duhet të rikonsiderojmë përkufizimin e "Njeriut"

Postuar në 22 Korrik, 2023 18:42
Intervistoi: Alexandra de Cozar

Një prift atipik. Kështu e quajnë Paolo Benanti-n, këshilltarin e Papa Francesco për Inteligjencën Artificiale. Dhe në fakt Benanti në këtë intervistë për “Marianne.net” nuk nguron të sjellë shembuj nga evolucioni për të ilustruar qasjen antropologjike të njeriut ndaj teknologjisë dhe shndërrimeve të ndërgjegjes që ajo sjell. Dhe për të mësuar prej saj.

Çfarë duhet të bëjmë me Inteligjencën Artificiale? Një pyetje që ka nisur të vihet në krye të listës së pyetjeve, për shkak të të panjohurave. Algoretika është një propozim i Benanti-t që vë në dukje se bëhet fjalë jo për një “Etikë të re, por për një kapitull të ri të Etikës, përshtatur makinës”. Pa droje dhe paragjykim, por me sigurinë ama se kjo që po vjen duhet rregulluar dhe sa më shpejt.

***

Ju keni publikuar rreth 20 vepra mbi temën e trans-humanizmit dhe etikës së teknologjisë. Sipas jush, çfarë e shtyn një njeri të Kishës t’i qaset subjekteve si ky ?

Po mirë, nëse i hedh një sy historisë së urdhërit tim, një nga fretërit e shekullit të 14-të, Raymond Llulle, ka shkruar një tekst që titullohet: «Ars Magna», në të cilin ai zhvillon një mjet, që presupozohet se mundëson gëreshtimin e filozofisë dhe religjionit pa barrierat e gjuhës. Kjo vepër u rimor pak vite më pas nga Leibniz dhe do të bëhet në vijim logjika kombinatorike e përdorur në ordinatorët. Pra, por t’iu dhënë Juve një përgjigje, ndihem si në shtëpinë time, në kuptimin që ka një lidhje të fortë historike mes Kishës dhe teknikave të reja.

Nga ana tjetër, Kisha nuk është një fortesë e papërshkrueshme nga progresi. Prej disa javësh, departamenti i komunikimit në Vatikan ka publikuar një dokument, që trajton mënyrën ses itë pajtohet besimi me mediat sociale. Njësoj si institucione të tjera ne përballemi po ashtu me rreziqet e Inteligjencës Artificiale. P.sh një foto që tregon Papën të veshur me një pallto të markës “Balenciaga” bëri xhiron e rrjetit. Klisheja që gjaëroi të gjitha llojet e debateve, në të vërtetë u gjenerua artificalisht.

Aktorët e religjionit e kanë kapur tashmë përmasën e rëndësisë të këtyre risive. Ndaj edhe në 10 janarin e shkuar, përfaqësues të tri besimeve abrahamike(katolik, judaike dhe myslimane) nënshkruan «Apelin e Romës » për një etikë në Inteligjencën Artificiale.

Cilat janë sipas Jush, parimet e çështjeve të ngritura nga IA?

Inteligjencat Artificiale kanë kapacitetin për të qenë një tip shumë i veçantë teknologjie. IA është ajo që quhet një teknologji me qëllim të përgjithshëm, ose GPT(General Purpose Technologie). Njësoj si rryma elektrike, ato nuk kanë një qëllim të vetëm. Këto teknika ndryshojnë tërësisht mënyrën tonë të të vepruarit. Në fakt, Inteligjenca Gjenerative ka mundësinë të jetë një mjet shumëfunksional dhe të afektojë të gjitha domenet e jetës sonë.

Çështja e parë është të dihet se çfarë do të ndryshojnë ato në mënyrën tonë të jetesës. Kur nisi përhapja e rrymës elektrike, u bazua mbi dy modele. Nga njëra anë ishte Edisoni, themeluesi i General Electric, që mendoi ta shpërndante rrymën elektrike duke e demokratizuar, pra duke minimizuar çmimin e saj për ta bërë të aksesueshme nga të gjithë. Njësoj siç ndodhi me 4G, shoqëritë që e zotërojnë e ulën çmimet në minimum.

Nga ana tjetër, ishte Lenini dhe plani “GOLERO”, i cili parashikonte sovjetizimin e botës përmes elektrifikimit. Ky ishte për të një mënyrë për të marrë pushtetin përmes rezervave dhe burimit. E ardhmja e inteligjencave artificiale vare edhe ajo nga ajo çfarë vendosin të bëjnë me të ata që e zotërojnë.

Në fund, në momentin kur ka artikuj që vënë në dukje se inteligjenca artificiale riprodhon të njëjtat gabime të diskriminimit gjatë rekrutimit në ndihmë të burimeve njerëzore, atëherë këtu shtrohet një problem i tretë.

Këto makina nuk janë konceptuar si ordinatorë në të cilët programuesi mund të paraprinte gabimet e tyre dhe të thotë çfarë duhet të bëjë makina. Tashmë makina bazohet mbi një seri të dhënash. Në fakt, cilësia e të dhënave dhe fakti që makina ka kompetencën të reagojë ndaj rrethanave në të cilat ndodhet, e bëjnë me të vërtetë të domosdoshëm parimin e masave parandaluese. Kemi këtu disa prej pyetjeve të pafundme që shtrohen nga IA dhe për të cilat nuk kemi aktualisht përgjigje.

Si mund të jemi të sigurtë se këto teknologji nuk na dalin nga kontrolli?

Do të thosha që më e rëndësishmja, është të sigurohet që këto makina për të cilat përpiqemi të automatizohen, të respektojnë vlerat tona themelore.  Vijmë këtu në çështjen e kalimit “nga kutitë e zeza te topat e kristalit”. Që do të thotë të bëhen të dukshme kriteret, ose të paktën, mënyra përmes të cilës sistemi procedon. Përndryshe mund t’i hapet rrugë pabarazive të mëdha në gjirin e shoqërisë.

Është po ashtu me rëndësi qendrore shpërndarja sa më shpejt e përgjegjësive. Në rast problemi ne duhet të përcaktojmë një përgjegjës: programuesi? Përdoruesi? Ai që ka inkuadruar një sistem më kompleks?

Dhe për më tepër,

post-humanizmi, krijon një domosdoshmëri. Atë të dallimit mes një makine që humanizohet përherë e më shumë dhe një Njeriu“mekanizohet” vazhdimisht. Miguel Benasayag, një psikiatër franko-argjentinas ka punuar shumë mbi diferencën mes “të funksionosh”(fonctioner) dhe “të ekzistosh”(exister). Trans-humanizmi kthehet në një luftë për të ruajtur identietin tonë. Për një kohë të gjatë ne kemi qenë e vetmja specie e ditur, ndërkohë që tashmë edhe makina është e tillë, duhet të rikonsiderojmë përkufizimin e një “Njeriu”.

Tani që beteja e Inteligjencave Artificiale imponohet si një «garë e re armatim», ju mbroni atë që e quani «Algoretika». Mund të na shpjegoni se në çfarë konsiston kjo?

Algoretika konsiston në krijimin e një mbrojtjeje- nëse makina bëhet agresive – për të evituar që kjo të bëhet më shumë sesa duhet agresive. Nuk bëhet fjalë për një etikë të re, është një kapitull i ri i etikës, përherë e krijuar nga njerëzit, por kësaj radhe e adaptuar ndaj makinës. Të marrim një makinë autonome, në rast aksidenti, ajo duhet të zgjedhë mes vrasjes së një personi, apo dy personave. Në një kontekst si ky, përballë të pashmangshmes, njeriu do të zgjidhte të minimizonte humbjet. Ai do të vepronte pra duke marrë këtë parim moral njerëzor për ta integruar te makina duke fiksuar një kod sjelljeje. Problemi nuk është më te paratë dhe koha, algoretika kërkon një “bashkim”(communion) të vërtetë.

Nuk është një vizion pak naiv për botën digjitale?

Konstituimi i një komuniteti ndërkombëtar për rregullimin e inteligjencës artificiale mund të duket i vështirë. Për më tepër që edhe ai kundër luftës nuk është i sigurtë. Kjo do të varet vetëm nga niveli ynë i ekzigjencës. Kush shkruan një ligj nuk e bën këtë me sigurinë që e gjithë bota do ta respektojë. Ligji mundëson vetëm që veprimet të shprehen me fjalë. Nuk ka arsye t’i druhemi ChatGPT më shumë se internetit apo një shkopi druri. E reja shoqërohet përherë nga paqartësia.

Kur anëtari i parë species sonë në një shpellë mori një shkop druri, bëhej fjalë për një mjet për të marrë më shumë arra kokosi, apo një armë për sa më shumë kafka? Ky dualitet ka ekzistuar përherë.

Nuk ka nevojë pra të jemi tekno-terroristë, apo tekno-optimistë, por vetëm Etikë

Përkthimi: Skerdilajd Zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.