Athina zyrtare: Çështja "Beleri", test për sundimin e ligjit në Shqipëri dhe rrugën e saj europiane
Ministri i Jashtëm i Greqisë, George Gerapetritis, ka deklaruar përmes një interviste për gazetën “Kathimerini” se çështja “Beleri” nuk ka për të kaluar lehët në marrëdhëniet me Shqipërinë.
Sa i përket Shqipërisë është e qartë se rruga e saj europiane është e lidhur direkt me nevojën për të përmbushur parimet themelore të sundimit të ligjit. Për ne, çështja “Beleri” nuk është vetëm një thumb në marrëdhëniet dypalëshe, por gjithashtu një test për sundimin e ligjit në Shqipëri
ka thënë ai.
Duket se Athina nuk ka ndërmend të lëshojë pe në këtë aspekt dhe e ka ndërkombëtarizuar deri diku çështjen me vendimin e fundit të Parlamentit Europian. Nga ana tjetër, pretendimi i palës greke fiton terren për shkak se Beleri po mbahet në burg për akuzën e blerjes së votave, e supozuar kjo, nuk është marrë ende në pyetje sipas tij, një shkelje kjo që duket se bëhet vetëm për të fituar kohë.
Comments
Ca do ndryshoje po te jete grek tjeter
Do vemen nje grek tonin o vlla, ca ke ti. Mire do te te behet edhe tia
Add new comment