Mbyllja e “Ballkanit të Hapur”, sanksioni i parë ndaj Serbisë
Diplomati dhe publicisti Shaban Murati shkruan në gazetën “Dita” se vendimi për daljen e Shqipërisë nga “Ballkani i Hapur” erdhi si pasojë e presionit direkt gjerman.
Burimi ynë diplomatik perëndimor thekson gjithashtu se presioni i Gjermanisë mbi kryeministrin e Shqipërisë për të mbyllur pjesëmarrjen në “Ballkanin e hapur” serb mund të cilësohet si hapi i parë i masave ose i sanksioneneve të planifikuara të Gjermanisë ndaj Serbisë.
Në qarqet diplomatike qarkullon informacioni se qeveria gjermane e kancelarit Sholc ka përgatitur një rrjet sanksionesh për t’u ndërmarrë nga BE dhe nga Gjermania kundër Serbisë. Në datën 10 korrik 2023 radio shtetërore gjermane “Dojçe Vele” transmetoi deklaratat e një zyrtari të lartë të kabinetit të kancelarit gjerman Sholc:
“Në prag të samitit të tanishëm të NATO-s në Vilnius qarqet qeveritare të Gjermanisë deklaruan se ata po konsiderojnë mundësinë e masave kundër Beogradit. Gjatë një takimi me mediat në prag të samitit të NATO-s një zyrtar i lartë i kancelarit gjerman i tha “Dojçe Veles” pikërisht këtë:
“Ne po konsiderojë masa jo vetëm nga BE, por edhe në planin dypalësh masa kundër Serbisë, për shembull duke pezulluar projektet dhe format e bashkëpunimit”
shkruan ndër të tjera Murati.
Madje sipas z. Murati:
Në qarqet diplomatike theksohet se Gjermania e detyroi kryeministrin e Shqipërisë për ndërmarrjen e hapit të dhimbshëm për të të daljes nga “Ballkani i Hapur”, me kërcënimin e anullimit të samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë në 16 tetor 2023, nëse ai nuk zbaton kërkesën gjermane.
Paralajmërimi tjetër gjerman ndaj Ramës përfshinte edhe ngrirjen dhe anullimin e projekteve gjermane në Shqipëri dhe të mundësisë së avancimit të Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. Kjo do të ishte vdekje politike për kryeministrin dhe për Shqipërinë
Ky është një shpjegim objektiv për diplomacinë erratike të z. Rama që duket se përdori të ashtuquajturin Tur Ballkanik, për të mbulur në të vërtetë nevojën e tij për të sqaruar partnerët në Beograd dhe Shkup për daljen nga Ballkani i Hapur. Jemi në lëmin e hipotezave, por nëse kjo është siç thotë z. Murati, atëherë provohet edhe njëherë pse dështon z. Rama në politikën e jashtme: atij tekstin ia shkruajnë të tjerët.
Comments
Mga titulli duket si sanksion
Mga titulli duket si sanksion ndaj #dit.
Add new comment