Non Grata në këtë moment, për të balancuar qëndrimin e ShBA-ve ndaj Kosovës

Postuar në 12 Korrik, 2023 22:09

Marrëveshjen e Kurtit me BE-në për depërshkallëzimin e situatës në Veri, në Tiranë e kanë komentuar si dorëzim. T’i nxisim që ta quajnë kështu. Tani që Perëndimi nuk po flet me gjuhën e mediave të Edi Ramës, dikush duhet ta bëjë. Ndaj ta lëmë fiziologjinë të lirë. 

Tani po hesht edhe kryeministri që foli me vete sa deshi e nuk qullosi gjë. Çfarë ndodhi? 

Kosova mori një pakt me të cilin ruajti imazhin e vet duke korrigjuar ultimatumim e perëndimit. Kryetarët nuk lëvizin nga godinat(ata që janë) shtetërore, policia nuk largohet, por reduktohet, situata e sigurisë është përgjegjësi e përbashkët me EULEX dhe KFOR, ndërkohë që jepet zotimi për zgjedhje të reja në Veri me zgjidhjen përkatëse ligjore. Qeveria premton se nuk do të ndërmarrë më hapa përshkallëzues, kërkesë kjo që provon se Perëndimi kërkon koordinim dhe nuk ka kontroll të verbër në Kosovë. 

Nga ana tjetër, ata që flasin për dorëzim, harrojnë se marrëveshja u publikua me një koncesion serioz: shpalljen non grata të shefit të shërbimit sekret serb, Alexander Vulin. Shpallja non grata është një kërkesë direkte për Vuçiç që ta shkarkojë z. Vulin, duke krijuar kushte eventualisht të sikletshme për presidentin serb. Të presim nëse ambasadori Chris Hill do të nisë të flasë për fushatën e barit në Serbi…

Përtej kësaj, njolla mbi Vulin është evidentuar si balancim në qasjen e ShBA. Në një intervistë për “Zëri i Amerikës” në gjuhën serbe, eksperti i Hudson Institute, Luke Coffey ka vënë në dukje pikërisht këtë gjë.

Mendoj po ashtu se koha e shpalljes nuk është rastësore. Ne dëshmuam deklarime kritike disproporcionale të qeverisë së ShBA përkundrejt Kosovës gjatë krizës së fundit dhe kjo është arsyeja pse pati aq shumë kriticizëm kundër Uashingtonit për qasjen e tij të njëanshme. Ndoshta kjo është një përpjekje e kësaj administrate për të treguar më shumë balancim në qasjen mes Kosovës dhe Serbisë

citohet Coffey. 

Është një shenjë e një lëvizjeje dhe moderimi të vetes, në kushtet kur marrëveshja është më e rëndësishme sesa çdo gjë. Këtu ka ndikuar patjetër qëndrimi i qeverisë Kurti, që me këtë rast ka dhënë një shembull se jo çdo negociatë bëhet në stilin e zëdhënësit të miqve në shtëpinë tënde. T’ia lëmë Tiranës politike këtë, meqenëse e ka në ADN-në e vet. 

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.