Inteligjenca artificiale do të shkatërrojë të vërtetën
Amitai Etzioni ishte një nga intelektualët amerikanë më me ndikim të shekullit XX. Në një intervistë për Der Spiegel, ai thotë se inteligjenca artificiale po kthehet në sfidë për shoqërinë njerëzore dhe demokracitë.
AI do të shkatërrojë të vërtetën. Nuk mund t’u besoni më syve dhe veshëve tuaj. Kjo është një sfidë për demokracinë dhe për komunitetin tone.
Sipas tij, kjo sfidë e ka origjinën në revolucionin industrial.
Në një moment gjatë Revolucionit Industrial, njeriu humbi kontrollin e përparimit teknologjik dhe ekonomik. Që atëherë, po lufton për ta rimarrë atë kontroll. Inteligjenca artificiale e bën këtë garë edhe më të shpejtë dhe më të vështirë për të fituar. Në të njëjtën kohë, po shfaqen lëvizje të reja shoqërore që nuk duan një shoqëri në të cilën këto forca do të na dominojnë.
Etzioni i druhet fuqizimit të Big Tech deri në atë shkallë sa të imponohet tea ta që hartojnë ligje.
Do të shohim një përqendrim edhe më të madh të pasurisë në duart e të paktëve. Nëse Microsoft ose Google do të mbizotërojnë në fund, nuk është aspak e rëndësishme. Ajo që ka rëndësi është nëse industria në tërësi mund të parandalojë Kongresin e SHBA që të bëjë rregulla efektive për të.
Etzioni pranon se falë teknologjisë miliona njerëz kanë dalë nga varfëria, por e ka të vështirë të parashikojë më tej.
Pyetja është, a do të vazhdojë ta bëjë këtë? Në shekujt e fundit, teknologjia na ka çuar nga Mesjeta në një shoqëri të pasur. Çfarë do të sjellin shekujt e ardhshëm? Vetëm më shumë aparatura?
Add new comment