Përshkallëzim psikologjik i presidentit serb. Flet për tortura dhe persekutim në Kosovë
I Dërguari i BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak, është takuar sot me presidetin serb, Aleksander Vuçiç, me të cilin kanë diskutuar mbi situatën në Veri të Kosovës. Mediat serbe citojnë presidentin ser btë jetë shprehur se i ka referuar Lajçak, mbi gjendjen e serbëve në Kosovë të cilën ai e ka përshkruar me terma mesjetarë.
Edhe njëherë, paralajmërova se populli serb në Kosovë është i ekspozuar ndaj torturës dhe persekutimit më të ashpër në 15 vitet e fundit dhe ripërsërita kërkesat për respekt të të drejtave dhe sigurisë së tyre. I bëra thirrje komunitetit ndërkombëtar që të jetë më konkretisht i përfshirë në zgjidhjen e të gjitha këtyre çështjeve
citohet Vuçiç.
Nuk është shumë e kuptueshme se për cilën arsye z. Vuçiç flet për tortura dhe persekutim në një vend ku ai hyn lirshëm dhe rrëmben tre policë. Sikundër nuk ka shumë sens të flasësh për normalizim marrëdhëniesh ndërkohë që një palë ngre pretendime për torturë dhe persekutim. Argumente karagjozësh që tanimë janë shndërruar në shqetësim kontinental, duke ekranizuar në seli zyrtare kinemanë serbe të antkhit dhe distopisë ballkanike.
Add new comment