Naryshkin: Reliket e manastirit të Kievit po zhvendosen në muzetë e BE-së

Postuar në 26 Qershor, 2023 13:48

Ukraina ka arritur një marrëveshje me UNESCO-n për zhvendosjen e objekteve me vlerë të manastirit të Kievit. Ky i fundit, i cili njihet si Kyiv-Pechersk Lavra ose Manastiri i Shpellave të Kievit, është një manastir historik ortodoks, i cili i dha emrin një prej lagjeve të qytetit.

Së bashku me Katedralen e Shën Sofisë, manastiri është regjistruar si sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që nga viti 1990. Manastiri është një atraksion kulturor, ndërkohë që mbetet aktiv, pasi aty banojnë rreth 100 murgj.

Ikonat dhe objektet e tjera me vlerë që i përkasin manastirit janë transferuar në vitin 1940 nga autoritetet sovjetike në Muzeun e Artit Perëndimor dhe Lindor në Kiev.

Sipas inteligjencës ruse, të cilës i referohet TASS, reliket e tij do të zhvendosen në muzetë në Evropë.

Rusia e sheh këtë si plaçkitje të Ukrainës.  

"Elitat globaliste, të njohura për zakonin e tyre të përvetësimit të pasurive të njerëzve të tjerë, po shtojnë përpjekjet e tyre për të plaçkitur Ukrainën. Ndërsa më herët bëhej fjalë për burime financiare dhe materiale, duke përfshirë grurin dhe tokën pjellore, tani ata po arrijnë në vendet e shenjta ortodokse të vendosura në territorin ukrainas", tha Naryshkin.

Inteligjenca ruse flet për një marrëveshje mes autoriteteve të Kievit dhe UNESCO-s për heqjen e sendeve me vlerë, përfshirë reliket e shenjta, nga territori i Kievit Pechersk Lavra dhe transferimin e tyre të mëvonshëm në muzetë në Itali, Francë, Gjermani dhe Vatikan.

Po sipas TASS, në lidhje me marrëveshjen është informuar edhe mitropoliti Onufry, kreu i Kishës Ortodokse të Ukrainës.

"Nuk ka dyshim se kthimi i relikteve nuk është pjesë e planeve të Perëndimit dhe të juntës së Kievit, e kontrolluar prej tij. Ky është vazhdimi logjik i largimit të fshehtë nga territori i Ukrainës i ikonave më të lashta bizantine, të cilat janë ekspozuar në Luvrin francez që prej 14 qershorit 2023. Ky operacion special u organizua me ndërmjetësimin e OJQ-së zvicerane Aleanca Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore në Zonat e Konfliktit (drejtuar nga koleksionisti privat amerikan T. Kaplan), i cili funksionon në koordinim me UNESCO-n”, tha shërbimi i inteligjencës së jashtme ruse.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.