Vargas Llosa i rikthehet politikës

Postuar në 23 Qershor, 2023 12:40

Shkrimtari peruan dhe laureati i Nobelit, Mario Vargas Llosa, iu bashkua partisë Libertad Popular të formuar së fundmi në Peru.

Partia, president i së cilës është ish-kryeministri i qendrës Pedro Cateriano, shprehu kënaqësinë duke nënvizuar se Vargas Llosa është "një mbrojtës i shquar i lirisë dhe i parimeve demokratike". Në këtë mënyrë, Vargas Llosa rikthehet zyrtarisht në politikën peruane pas 33 vitesh.

Në vitin 1990 ai u mund në balotazhin presidencial nga Alberto Fujimori. Që atëherë autori i "Qyteti dhe qentë", i cili është 87 vjeç, është shfaqur në mënyrë sporadike në skenën politike, por duke ofruar mbështetjen e tij për disa kandidatë presidencialë: Ollanta Humala (2011), Pedro Pablo Kuczynski (2016) dhe Keiko Fujimori (2021).

Libertad Popular u themelua nga ish-kryeministri Cateriano dhe ish-ministri i Energjisë dhe Minierave, Rafael Belaúnde Llosa. Ky i fundit, në një intervistë të fundit për gazetën Peru21, argumentoi se një nga objektivat kryesore të partisë është "kapitalizmi popullor".

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.