Reforma "e vogël" pas reformës "se madhe"

Postuar në 23 Qershor, 2023 15:51

Pas termave të mëdha në Shqipëri ka përherë një marifet mediokrish që ilustron se kush dhe si merren vendimet në këtë vend.

P.sh në mjedise juristësh thuhet se unifikimi i Gjykatës së Apelit në Tiranë u bë edhe për faktin se anëtarët e KLGJ-së që lënë detyrën e kanë me përkufizim rikthimin në Apel. Atëherë meqë e kemi në dorë pse të mos shkrijmë gjykatat e tjera dhe bëjmë një në Tiranë që pasi të lëmë një mandat mos të bredhim rretheve prapë?

Tjetra? Lind pyetja pse u vendos në Lushnjë Gjykata Administrative e Apelit për Jugun ? Normalisht nis një analizë e thellë e arsyeve, mirëpo sepse të duket më e besueshme banalja që dëgjon nga ata që bredhin udhëve të profesionit të juristit: godina e asaj gjykate ishte bërë dhe për të u hodhën 4 milionë euro. Po ku ta çojmë ne këtë godinë, ta lëmë bosh ? Jo, sepse janë paratë e taksapaguesve. Të sjellim këtu apelin administrativ. Do merohen njerëzit me të rë atë distancë. E mo se nuk i gjen gjë shqiptarët, e ulin kokën.

A janë të vërteta këto? Edhe në mos janë tingëllojnë si më të vërtetat e mundshme, sepse kjo është Shqipëria. Ndaj është e rëndësishme që në vendimmarrje të mos lihen veremlinj dhe lëpirës që kanë hedhur sipër togën e pushtetit, ziliqarë dhe mendjengushtë që e kanë bërë të urryer këtë vend.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.