Bye bye! Mikpritja në landfillin e ShBA mbaroi!

Muxhahedinët mbetën vetëm. Në kamp të mbyllur. Janë duke shijuar shijen e veçantë të mikpritjes shqiptare.
Kur i mori qeveria Berisha dhe ajo Rama e shitën për shembull virtyti dhe mikpritjeje. Edhe pse u tha dhe dihej se çfarë është MEK.
Tani që ShBA e hoqi bythën mënjanë dhe deklaron se “ne nuk i financojmë”, qeveria shqiptare nuk ka ç’i do nëpër këmbë muxhahedinët.
Që sot shpallen terroristë, sekt e kështu me radhë. Diheshin dje se çfarë ishin, dihen sot. Ku përfundoi pra mikpritja e shqiptarit? Pastaj “shtëpia e shqiptarit është e mikut dhe e Zotit”, apo jo?
Pallavra! Shqiptarët nuk kanë shtëpi. Shqipëria është prostitutë e atyre që e kanë si landfill për mbetje toksike. Të mos kemi iluzione.
Muxhahedinët?! Zoti qoftë me ta!
s.zaimi
Add new comment