Kontribut me vlera: U plak edhe vetë. 30 vjet duke "lehur" kundër Berishës

Postuar në 15 Qershor, 2023 14:04

Sot në Parlamentin e Shqipërisë është diskutuar për Kosovën dhe situatën në veri. Siç mund të pritej, kërkesa e opozitës formale që të flitet për situatën është hedhur poshtë nga shumica parlamentare e cila është e detyruar t’I nënshtrohet qëndrimit të kryeministrit Edi Rama, që e mohoi ditën me diell vëllazërinë që aq shpesh e shpall, pse sipas tij Shqipëria ka rreshtim euroatlantik.

Por përtej kësaj, është për t’u vënë në dukje një ndërhyrje e deputetit Erjon Braçe si formë replike ndaj Sali Berishës:

Po flas edhe njëherë për një fakt të konsumuar zyrtarisht, ndërkomëtarisht me të cilin është damkosur Shqipëria. Ky këtu, në emër të cilit janë bërë edhe rrëfime të turpshme e të neveritshme si rrëfimi si pasoi dëshminë të qartë të kthjellët të pastër në thyerjen embargos e që vijoi në Shqipëri me argumentin se po i çonim karburant Kosovës që të kalonte dimrin.

Karburanti po i shkonte përmes Millosheviçit. Fakt është që SHBA kanë shpallur non grata Berishën për një mori arsyesh të ditura e të bëra publike. Nëse do kishte një vend që duhej ta shpallte Berishën non grata ai duhej të ishte Kosova dhe vetëm për këtë akt. Për thyerjen embargos përkundrejt Serbisë të Milloeshviçit

Sa herë e kemi dëgjuar këtë gjë? Sa herë ka folur ky deputet për këto gjëra? Sa herë ka dalë të shfryjë kundër Berishës, të cilit nuk I hapën njëherë një letër? Mirë kjo, por sheh Erjon Braçen që është plakur dhe të vjen ndërmend fakti se bashkë me mosikjen e Berishës nga skena politike, kemi edhe mosikjen e Braçes dhe braçeve që kanë 30 vjet që vetëm ulërasin dhe janë aty në karrigen e deputetit pa ndonjë meritë të dallueshme dhe me kontributin tribal: bën për zonën e vet.

Po sinqerisht, njësoj të neveritshëm si Berisha. Dhe të mos harrojmë se kemi tashmë 1- vjet që shohim edhe surratin e Elisa Spiropalit me Damian e të tjerë. Që janë aty duke duartrokitur e firmosur çfarë u kërkohet. Për të lehur mandej si profesionistë kundër Berishës. Vetëm këta mund ta bëjnë Shqipërinë padyshim!

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Po cilat letra ti hapin Berishes. Ai i djeg te gjitha. Keshtu beri ne '97, ku mori me vete te gjithe dokumentacionin nga presidenca dhe coi ne shpi, ashtu beri me dokumentet e gerdecit (kujto faksin e Bumcit), ashtu me votimet e 2009 ku pas vetem 15 ditesh dogji fletet e votimit dhe gjithe dokumentacionin, po ashtu me vrasjen e 4 te pafajshmeve ne bulevard ku fshiu te gjitha filmimet.
Njesoj te neveritshem?
J e madhe e shtypit O e madhe e shtypit. JO.
Saliu eshte i pakrahasueshem.
Neveria-neveritet prej tij.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.