Raportim për rrëmbim të tre policëve të Kosovës nga forcat serbe
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka njoftuar sot se forcat policore serbe kanë rrëmbyer tre punonjës të policisë së Kosovës në thellësi të territorit të vendit.
Serbia kriminale ka hyrë në territorin e Kosovës dhe ka kidnapuar 3 zyrtarë policorë të Republikës së Kosovës, në shkelje të çdo marrëveshje e kundër çdo parimi të normave ndërkombëtare. Pa asnjë dyshim, zyrtarët tanë policorë kanë qenë të vendosur thellë brenda territorit të Republikës së Kosovës, në pikë kontroll statik, duke kryer detyrat e tyre të rregullta. Serbia po vazhdon të jetë shkaktare dhe gardian i së keqes në rajon e në Kosovë.
Ne nuk zmbrapsemi para kriminelëve e terroristëve. Serbia po tregon përsëri fytyrën e saj të vërtetë dhe atë të një shteti autokrat e aggressor. Kërkojmë nga faktori ndërkombëtar të rrisë urgjentisht presionin ndaj Serbisë që jo vetëm të lirojë zyrtarët tanë policorë por edhe të ndalë provokimet e saj. Sjellje të tilla kriminale të Serbisë nuk na ndalin në rrugëtimin tonë të forcimit të sovranitetit në vend
shkruan në Facebook Sveçla.
Ndërkohë në rrjetet sociale qarkullon një video e supozuar e ndalimit të tre punonjësve të policisë së Kosovës që identifikohen si Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafa Shemi.
Add new comment