Air Defender 23/ Gjermania organizon stërvitjen më të madhe në historinë e NATO-s  

Postuar në 12 Qershor, 2023 15:24

Gjermania po udhëheq stërvitjen shumëkombëshe Air Defender 23, e cila përbën dislokimin më të madh të forcave ajrore në historinë e NATO-s. Stërvitja e nisur sot përfundon më 23 qershor dhe në kuadër të saj do të kryhen operacione ajrore me forcat ajrore aleate dhe partnere. Qëllimi është optimizimi dhe zgjerimi i bashkëpunimit midis vendeve pjesëmarrëse.

"Me stërvitjen Air Defender 23, ne po hapim një kapitull të ri në historinë transatlantike," tha gjenerallejtënant Ingo Gerhartz, shefi i Forcave Ajrore Gjermane, në një konferencë shtypi për gazetarët gjermanë dhe amerikanë në Shtetet e Bashkuara në fillim të prillit.

Stërvitja në fakt është planifikuar që në vitin 2018 dhe bazohet në një skenar të mbrojtjes kolektive të njohur gjithashtu si skenari i Nenit 5, në të cilin aleatët vendosin forcat e tyre ajrore në Gjermani për të luftuar kundër forcave hibride pushtuese të një kundërshtari fiktiv.

Përmes koordinimit të operacioneve, forcat ajrore aleate duhet të demonstrojnë se janë të afta të mbrojnë territorin e NATO-s me veprim të shpejtë vendimtar. Operacionet përfshijnë pothuajse 10 000 ushtarakë dhe më shumë se 250 avionë nga 25 vende dhe vetë NATO.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.