Mike Pence hyn në garën presidenciale
Ish-zëvendëspresidenti republikan Mike Pence, do të hyjë në garën presidenciale të vitit 2024 kundër ish-shefit të tij. Pence do ta nisë fushatën e tij nga Ioëa-s, raporton Reuters, duke iu referuar disa burimeve pranë tij.
Një konservator social i vendosur, i cili ishte afër Trump gjatë mandatit presidencial, Pence është distancuar gjithnjë e më shumë nga ish-presidenti republikan që nga humbja e tij në zgjedhje, duke kritikuar inkurajimin për rebelët që sulmuan Kapitolin e SHBA më 6 janar 2021.
Trump ka epërsinë më të madhe se të gjithë republikanët e tjerë në sondazhe. Pence qëndron afërsisht 4% më poshtë se 53%-shi i mbështetjes që gëzon Trump te republikanët, sipas RealClearPolitics.
Pence e portretizon veten si alternativë e paanshme dhe e orientuar drejt konsensusit. Suksesi i fushatës së tij do të varet nga fakti nëse ai mund të tërheqë mjaftueshëm mbështetës të politikave të Trumpit, të cilët ndihen të përjashtuar nga retorika dhe sjellja e ish-presidentit për të ndërtuar një koalicion të qëndrueshëm.
Pence ka mbajtur detyrën e ish-guvernatorit të Indianës dhe ka drejtuar republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve.
Add new comment