Stategjia e Beogradit poshtëron Perëndimin në Kosovë

Postuar në 30 Maj, 2023 13:56

Presidenti serb Aleksander Vuçiç ka deklaruar sot gjatë një takimi me ambasadorin rus në Beograd, Karchenko, se do të kërkojë masa shtesë sigurie për serbët e Kosovës si parakusht për vijimin e dialogut.

Kjo është në fakt edhe pika fundore e qëndrimit serb meqenëse përbën një kërkesë për delegjitimin e autoriteteve të Kosovës, por edhe misioneve ndërkombëtare në Kosovë pas një dhune që u realizua nga njësi të Beogradit.

Mjafton shifra prej 35 ushtarësh të KFOR të plagosur për të kuptuar se protestuesit serbë në një fshat të Kosovës kanë qenë në fakt një forcë shumë efektive.

Nga kjo pikëpamje pretendimet e palës serbe tingëllojnë poshtëruese për komunitetin ndërkombëtar që nuk mund të barazojë përgjegjësinë në këtë rast. Ta zëmë aktualisht raportohet dhunë ndaj gazetarëve në Leposaviç. Kush e provokon këtë dhunë? Prishtina zyrtare?

Është e udhës që të veprohet tani për t’I treguar vendin Vuçiçit i cili pavarësisht sesi ecin gjërat këtej e tutje, u diskreditua për shkak se gjeti strehë të mjeti karakteristik i shteti serb; dhunës paramilitare.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.