BE bindet për t’iu bashkuar Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut

Postuar në 17 Maj, 2023 18:24

Bashkimi Evropian do t’i bashkohet Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, një traktat i vjetër që përcakton standardet e të drejtave të njeriut, i ratifikuar nga 46 vende evropiane.

Njoftimin e bënë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, në një konferencë të përbashkët të mbajtur gjatë samitit të Këshillit të Evropës në Reykjavik, Islandë.

Të gjitha vendet anëtare të BE-së janë pjesë e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut - e cila është traktati themelues i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ).

Konventa është pjesë e Këshillit të Evropës (CoE), një organizatë ndërqeveritare që u krijua pas Luftës së Dytë Botërore për të mbrojtur të drejtat e njeriut në kontinentin e vjetër. Ai është i ndarë nga BE-ja dhe përfshin shumë vende që nuk janë pjesë e BE-së, si Mbretëria e Bashkuar dhe Ukraina. (Rusia u përjashtua nga CoE pasi pushtoi Ukrainën.)

Edhe pse të gjithë 46 anëtarët e CoE-së kanë ratifikuar Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, vetë BE-ja nuk e ka nënshkruar traktatin – çka i ka penguar individët të çojnë institucionet e BE-së në gjykatën me bazë në Strasburg për shkeljet e të drejtave të njeriut.

Diskutimet për anëtarësimin e BE-së në tërësi në konventë kanë vijuar që nga vitet 1970. Negociatat e anëtarësimit midis Komisionit Evropian dhe Këshillit të Evropës rifilluan zyrtarisht në qershor 2020, pasi Traktati i Lisbonës e bëri atë një detyrim ligjor.

Secili prej vendeve anëtare të BE-së i është bashkuar konventës që nga krijimi i BE-së – duke përfshirë Britaninë e Madhe, e cila është ende palë në gjykatë, pavarësisht kundërshtimeve të rregullta nga konservatorët.

/ Politico.eu

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.