Mitsotakis: PASOK mund të jetë dritarja e Tsipras për t'u rikthyer në pushtet
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2023/05/papamitsos-mitsotakis-960x600_2023_05_16_11.jpg?itok=zuCvSOv6)
Në një intervistë për gazetën “Kathimerini”, kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka deklaruar se votat e PASOK mund të sjellin në pushtet Syriza-në e Alexis Tsipras.
Në dallim nga momente të tjera në historinë e PASOK-u, z. Androulakis për fat të keq po sheh nga e shkuara dhe aty ai gjen pikëtakime me z. Tsipras. PASOK-u i z. Androulakis është qartazi afër me Syriza-n. votuesit e PASOK-ut duhet ta dinë këtë. Nëse numrat rriten, ata mund të shohin rikthimin e z. Tsipras nga dritarja falë votës së tyre
është shprehur Mitsotakis.
Zgjedhjet parlamentare në Greqi mbahen më 21 maj.
Add new comment