Selanik/Kompromisi për detin, shumë i afërt. Parimi i Ekitesë në vendimin e Gjykatës Kushtetuese erdhi nga Turqia
Në një diskutim online me temë “Marrëdhëniet greko-shqiptare në kontekstin e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor”, moderuar nga profesori Ioannis Papageorgiou, janë marrë në shqyrtim rrjedhojat e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë për marrëveshjen detare për detin, firmosur në vitin 2009.
Duke folur në aspektet teknike të vendimit të Gjykatës, një prej autorëve ka marrë në analizë elementët e rrëzimit të marrëveshjes që ishin: mungesa e plotfuqisë nga presidenti për negociatat, lëshimet dhe qartësimet, parimi i ekitesë, pra i zgjidhjes së drejtë dhe efekti i plotë i ishujve.
Duke folur për pikën e parafundit, autori grek ka vënë në dukje se pretendimi i Gjykatës Kushtetuese shqiptare për parimin e ekitesë, ka zgjuar në Greqi dyshimin se ai parim është inkorporuar në vendimin e 2010-ës nga Turqia, meqenëse vetëm Turqia ka këmbëngulur për atë parim në Egje, nisur nga rrethanat specifike të detiti në fjalë dhe karakterin arkipelagor të konfigurimit bregdetar të Greqisë aty.
Në një pikëpamje, kritika që vjen nga ekspertë të fushës, vë në konteskt politik një zgjidhje juridike të shtetit shqiptar, të diktuar nga fuqi të treta.
Pyetjes nëse të dyja vendet do t’i riktheheshin marrëveshje së vitit 2009, përgjigja ka qenë Jo për pjesë kryesore të marrëveshje. Mbi opsionin e shqyrtimit të çështjes në Hagë, një prej autorëve shqiptarë i pranishëm në takim, ka deklaruar se informacionet zyrtare por që mbeten të papublikuara, thonë se kompromisi është shumë i afërt.
Add new comment