Dy grekë etnikë në Himarë/Njëri për Helenizmin, tjetri për Dehelenizimin!

Postuar në 06 Maj, 2023 17:02

Pak ditë përpara zgjedhjeve të 14 majit në gazetën greke “Kathimerini” është shfaqur një shkrim i autorit Stavros Tzimas që vë theksin te gara në Himarë. Shkrimi megjithatë shoqërohet me një fotografi nga Dropulli. Tzimas pranon se socialistët e Edi Ramës kanë më shumë gjasa të fitojnë, pavarësisht akuzave të shumta për korrupsion dhe faktit se komuniteti ndërkombëtar nuk po identifikon një alternativë. Situata elektorale në Himarë për Tzimas paraqitet kështu:

Grupi i pakicës është rreshtuar formalisht me krahun e Partisë Demokratike që kontrollohet nga ish-kryeministri Sali Berisha. Ata shpresojnë të marrin kontrollin e bashkisë nga Jorgo Goro, një grek etnik që mbështetet nga Rama…Për herë të parë, duket se minoriteti ka një kandidat të fortë te Fredi Beleri i “Omonia”. Megjithatë imigracioni është thembra e Akilit. Shumica e votuesve potencialë për kandidatin grek etnik mund të mos jetë në gjendje të shkojë në zgjedhje, pasi mund të jetë e vështirë për ta të udhëtojnë nga Greqia. Dhe kjo mund të jetë pengesa kryesore për kandidatin. 

Megjithatë, ajo reflekton gjendjen tragjike të pakicës greke në Shqipëri, me fshatrat e braktisur. Votimet e ardhshme duhet të shëbejnë si një mundësi për të zgjuar lidershipin etnik grek, që duhet të lërë mënjanë agjendat personale në mënyrë që të rifitojë besimin e humbur të diasporës. Duhet të vërë në alarm edhe Athinën për faktin që ne jetojmë në një periudhë ku në Ballkan, çdokush po kujdeset për pakicat e veta, duke i përdorur ato si mjetet diplomatike në ndryshimet e mundshme të balancës së pushtetit 

Vërejtja në fjalë sugjeron faktin se Athina zyrtare e konsideron periferik pakicën e vet në Shqipëri, duke qenë se standardet e shumëkërkuara në të vërtetë quhen të përmbushura në kontekstin e një klime marrëdhëniesh shumë të mira. Por Tzimas vë në dukje se me pakicën greke në Himarë, shteti shqiptar po ndjek një stategji të qartë dehelenizimi që gërsheton emigracionin, zaptimin e pronave për qëllime turizmi me synimin përfundimtar:

dehelenizimin e fshatrave maleve që ngrihen në Ngushticën e Korfuzit dhe të Otrantos

Është një qasje që rikujton se Greqia po humbet një aspekt gjeopolitik në relacionet me Shqipërinë ndonëse ndodhet prej dekadash në pozita dominuese ekonomike dhe politike. Nuk është e qartë sesa këto mesazhe dëgjohen në politikën greke, por duhet të kujtojmë se aktualisht ka një paqe retorike që konsiston në heshtjen e Greqisë për probleme si këto që shtron Tzimas dhe heshtjen e Tiranës për çështjen Çame që në të vërtetë do të pranohej si e tillë vetëm në kuadër teknik. Është po ashtu domethënëse se Beleri në këtë garë nuk ka mbështetje publike nga qeveria greke, as politika në Athinë, diçka që dëshmon për një neutralitet të rrallë pas viteve të tëra përfshirjeje të drejtpërdrejtë në fushata elektorale.

Comments

Submitted by Ana (not verified) on

Politika greke ka filluar te vleresoje se nje nderhyrje si heret e tjera ne zgjedhjet e nje shteti te huaj, sic eshte shqiperia, mund te hape rrugen per angazhom shqipyar ne zgjedhjet grake. Aktualisht shqiptare ne greqi jane pak me pak se 10% e popullsise, qe eshte shume here me shu teper se etnike greke ne Shqiperi. Nje angazhim i tyre do ndikonte goxha kur sot qe flasim vihen re emra shqiptare myslimane ne listat greke te kandidateve

Submitted by dori (not verified) on

Eshte krejt logjike kjo "heshtja" e politikes greke per zgjedhjet ne Himare, thjeshte per faktin se kemi te bejme me dy greke etnike. Sidoqofte, politikes greke do t'i shkonte me per mbare nje fitore e kanditatit socialist, per shkak te lidhjeve tradicionale te socialistes shqiptare me politiken greke keto 30 vite demokraci. Nuk behet fjale per dehelenizim apo helenizim; kjo eshte thjeshte retorike bajate; gjithe cka ndodhur dhe ndodh ne Himare ka te beje me korrupsionin, ku jane te perfshire te gjithe: qeveria shqiptare, qeveria vendore atje, filogreket dhe antigreket.
Por ka edhe nje arsye madhore per kete "heshtje" : ceshtja e detit. Rama dhe qeveria socialiste u ka dhene grekeve pikerisht ate qe kerkonin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.