Zgjedhjet janë cenuar që tani në standarde. PS: Vota pro opozitës ju lë pa fonde!
Në një takim elektoral në zonat e Elbasanit, Damian Gjiknuri, numri dy i Partisë Socialiste, ka vënë në dukje rëndësinë e votës pro PS-së në zgjedhjet lokale të 14 majit, për të shmangur siç u shpreh ai, një votë opozitare që do të prishte bashkëpunimin mes qeverisë dhe bashkisë.
Z. Gjiknuri ka shpjeguar se historia e marrëdhënieve qeveri-bashki kur ka kahe të ndryshme politike në drejtim është negative, pasi ndodh siç u shpreh ai “bashkia kthehet në bunker politik”.
Mirëpo ky lloj komenti ka brenda natyrë manipuluese dhe shantazhon njerëzit duke u thënë thjesht: votoni opozitën dhe nuk ka më fonde.
Gjiknuri këtu është kujdesur të vërë në faj të paragjykuar opozitën kur ka komentuar se është ajo që bllokon bashkëpunimin, mirëpo takti i detyruar i tij neutralizohet nga qëndrimet e kryeministrit Edi Rama, që ka shprehur hapur qëndrimin se nuk do të bashkëpunojë me bashkitë që fitohen nga PD-ja e Sali Berishës, nën argumentin se ky i fundit është non grata nga SHBA.
Pyetja që shtrohet këtu është se ku mbaron fushata elektorale, legjitimiteti i mesazheve të saj, pasi nëse kjo logjikë aplikohet në vijim, atëherë pse duhet të votojnë njerëzit? Dhe a kemi të bëjmë këtu me mosnjohje paraprake të rezultatit nga Kryeministri që ëstë krenuar deri më sot me reformën administrative dhe territorial, që supozohet se ngrihet mbi parimet e autonomisë?
Natyrë manipulative ka edhe deklarata e para disa ditëve e z. Rama që teksa u fliste demokratëve apo të djathtëve shprehej se “nëse nuk na votoni Ne, as ata mos i votoni”. Ky mesazh ka përmbajtje disinformimi, pasi ndikon në keqkuptimin e votuesve për votën. Dhe këtë propagandë e bën një parti që e mbajti pushtetin nga kryebashkiakët.
Comments
Pa PS, 0 Investime
Ulsi Manja ishte me i qarte ne fjalen e tij para mirditoreve. Nese nuk fiton kandidati i PS, Ndreca, qeveria vetem leket per pagat do te sjelle ne Mirdite. Asnje Investim. Zero
Add new comment