Borrell: Anijet europiane duhet të patrullojnë në Ngushticën e Tajvanit

Postuar në 23 Prill, 2023 16:54

Duket se Bashkimi Europian po i nënshtrohet kërkesë amerikane për militarizuar gjuhën me Kinën, por edhe për të bllokuar mendime si ato të presidentit francez, Emmanuel Macron. Kreu I Politikës së Jashtme të Unionit, Josep Borrell, ka kërkuar nga qeveritë europiane që të dislokojnë anije patrullimi në Ngushticën e Tajvanit për të ndalur siç tha “agresionin ushtarak të Pekinit”. Në një artikull të publikuar në “Le Journal de Dimanche” Borrell ka shprehur mendimin se Europa duhet të jetë shumë prezente në këtë çështje meqenëse ajo përfaqëson shumë interesa.

Kjo është arsyeja pse u bëj thirrje marinave europiane të patrullojnë Ngushticën e Tajvanit pë të dërguar mesazhin e një angazhimi të saj për lirinë e lundrimit në këtë zonë absolutisht kritike. Në të njëjtën kohë, ne duhet të jemi vigjilentë kundër provokimeve

shkruan ai.

Nga vendet europiane vetëm Hollanda, Gjermania dhe Franca kanë kapacitete lundrimi dhe patrullimi në këtë distancë dhe nga këto të trija, dy kryesoret, Gjermania dhe Franca kanë interesa ekonomike dhe qëndrime politike të ndryshme nga SHBA. Prania europianë në ngushticë do të ndërkombëtarizonte konfliktin duke vënë në pozitë të vështirë Kinën që e ka më të lehtë për efekt propagandistic ngritjen e një narrative antiamerikane në zonë.

Comments

Submitted by Andrea (not verified) on

Te cojme dhe ne nje kompani atje, pffffff
Mire mire po mos cuditet shume Borelli kur te patrullojn kinezet Lamanshin

Submitted by Anonymous (not verified) on

Ky i semuri mendor ben thirrje per vigjelence kundra provokimeve.
Ka te drejte, sepse Kina po sjell anijet per patrullim ne kufijte e Evropes. Borrel dhe Ursula von der Lehja jane dy gore qe i ka tredhur USA.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.