Kina është e keqe, Kina është e mirë
Në një shkrim në “New York Times” vihet në dukje një aspekt negative për mbarë ekonominë globale: tkurrja e popullsisë së Kinës.
Për vite të tëra forca kineze e punës ka ushqyer motorrin ekonomik të botës, duke furnizuar fabrika puna e lirë e të cilave prodhonte mallra që eksportoheshin anembanë botës. Në një plan afatgjatë një mungesë punëtorësh në Kinë – për shakk të një force pune më të arsimuar dhe një popullsi me rënie të rinisë – mund të rrisë kostot për konsumatorët jashtë Kinës, duke rritur potencialisht inflaconin në vende si SHBA që mbështetet shumë në importet kineze. Për këto arsye…shumë kompani kanë nisur të zhvendosin operacionet e prodhimit në vende me kosto më të ulët pune si Vietnami dhe Meksika
shkruhet ndër të tjera në shkrim.
Vërejtja në fjalë ka më shumë rëndësi se çdo pseudoanalize strategjike që postulon Kinën si rivale, si kundërshtare të Perëndimit e të tjera togfjalësha të tillë që janë simptoma në skizofrenisë politike që dominon një kategori në Perëndim.
Është kjo vërejtje kaq e ngjashme me kundërthënien e Europës, në nevojë imediate për punëtorë dhe retorikës politike të saj kundër imigracionit. Madje edhe kundër imigracionit nga Ballkani Perëndimor, një rajon me popullsi as 15 milionë që sikur të lëvizë i gjithi drejt BE-së nuk përbën kurrfarë rreziku as kërcënimi për të shenjtin identitet europian, përtej të cilit botë dhe jetë nuk ka.
Mesazhi i ekonomisë është më i vërteti sepse nuk ndërmjetësohet me asgjë përveç se me rezultatin praktik, ndërkohë që politika e ka kontaminuar atë me propagandë dhe mosveprim duke krijuar kushte për zhvillime kundërthënëse. E gjithë mirëqenia e paprecedentë e Perëndimit në këto dekada bazohet në themel mbi koston e punës, çka e bën të gjithë sistemin e së drejtës asgjë më shumë sesa një regjistër llafesh pa kuptim, ndërkohë që vala migratore ushqehet edhe nga pabarazia e jashtëzakonshme, e cila siç është vënë re në analiza të shumta pas krizës së vitit 2008 kërcënon tanimë edhe kohezionin e brendshem të vendeve të zhvilluara.
Add new comment