Kompasi i sfidave të NATO-s: Kina, armët bërthamore, Inteligjenca Artificale
Konferenca e 18-të e Kontrollit të Armëve, Çarmatimit dhe Mospërhapjes së Armëve të Shkatërrimit në Masë ka vënë në dukje se për Perëndimin, NATO-n, Kina përfaqëson rrezikun kryesor. Me rrezik apo kërcënim nënkuptohet vlerësimi që bën ShBA, e që me fjalët e Zëvendës Sekretarit të Shtetit, Wendy Sherman, se Kina është i vetmi vend që ka kapacitetin për të ndryshuar rendin aktual ndërkombëtar dhe rregullat e tij.
Dhe këtë synon Xi
ka shtuar ajo.
Çështja formalisht është mbajtur në idenë se “ne nuk duam luftë me Republikën Popullore të Kinës”, por “duam të konkurojmë ndershmërisht”. Në këtë kuadër Sherman ka paralajmëruar atë që mund të quajmë një proces ri-industrializimi të ShBA, duke investuar në zinxhirin teknologjik që deri më tani është realizuar duke shfrytëzuar modelin tregtar të globalizmit.
Nga ana e vet, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se Perëndimi ndodhet në kryqëzim, përcaktuar sidomos nga agresioni rus në Ukrainë dhe sjellja e Vladimir Putin, si precedent me pasoja ende të paparashikueshme.
Rusia synon të minojë themelet e rregullave të sistemit ndërkombëtar
ka thënë ai.
Duke renditur një sërë aktesh të Rusisë që sipas tij lidhen me tërheqjen e saj të qëllimshme nga traktatet e kontrollot të armëve me synim intimidimin e Perëndimit për të furnizuar Ukrainën, Stoltenberg ka shtuar se kjo strategji nuk do të funksionojë. Mungesa e detyrimeve juridike ndërkombëtare për armët bërthamore aktualizon pasigurinë bërthamore duke krijuar vetëkufizime në strategjitë e vendeve kundërshtare. Në këtë kuadër Stoltenberg ka vënë në dukje se Kina po rritë kapacitetin bërthamor pa transparencë dhe pritet që ajo në vitin 2035 të disponojë 1500 koka bërthamore.
Bota jonë është më e rrezikshme dhe më pak e parashikueshme nga sa ka qenë për breza. Porn e duhet të mbajmë parasysh se marrëveshjet e kontrollit të armëve nuk bëhen mes miqve, por me kundërshtarëve. NATO do të mbetet një Aleancë bërthamore sa kohë që armët bërthamore ekzistojnë
ka thënë Stoltenberg në mënyrë kërcënuese.
Ai ka paralajmëruar po ashtu se kërkohet një qasje tjetër për të kuptuar dhe menaxhuar sistemet autonome dhe Inteligjencën Artificiale në sektorin e mbrojtjes, që sa i takon NATO-s nis me Strategjinë përkatëse.
Ne qëndrojmë në kryqëzim. Në një anë qëndron kolapsi i rendit ndërkombëtar të kontrollit të armëve. Dhe përhapja e pakufizuar e armëve të shkatërrimit në masë. Me pasoja thellëshit të rrezikshme
ka thënë Stoltenberg.
Add new comment