Tirana jam Unë

Postuar në 13 Prill, 2023 12:43

Ka një fushatë mediatike të kryebashkiakut të Tiranës e cila duket se bashkon në vetvete edhe elementët bazë të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit. Nga një takim në tjetrin, nga një studio në tjetrën, kryebashkiaku i një qyteti të pajetueshëm, ku dominon krimi sipas materialeve që zbardhen me komunikimet e Gledis Nanos, me probleme parkimi, trafiku, shërbimesh e kështu me radhë, ndjek një taktikë të denigrimit të kundërshtarit, apo garuesit të PD-së.

Ata kështu, e ata ashtu, nuk bëjnë, nuk marrin vesh. Sot u mor me një fuçi uji që kishte gjetur ditën e parë në Bashki për të lënë të kuptohet se qytetërimi nisi me këta, bijtë e opingës së 1944-ës.

Kjo është përralla që shpërndan kryebashkiaku që hyn tek ata njerëz që kur i ke përballë dhe i dëgjon nis e mendon se çfarë duhet të bësh që të mbash pështjellimin nga humori që përpiqen të bëjnë e me të cilin për arsye të kushtëzimit bioizolues në perceptim, qeshin me të madhe sa nuk ka. Fushata e mandatit të tretë ka pra një sens negativ të cilën mund ta përmbledhim: Jemi mirë, vazhdojmë kështu, sepse ata nuk bëjnë. Dhe vijon tallja si dikur me fabulat e ballistit që hante pula dhe partizanëve seriozë me Atdheun dhe fatet e tij.

Ky degradim në raport me komunikimin dhe qytetarët ka të bëjë sa me dobësitë tashmë terminale të opozitës që kemi, apo që ka zënë vendin, aq edhe me faktin se kjo gjuhë, kjo djerrinë leksikore dhe sintaksore, ky model referimi dhe analogjie prej brgadieri, i rri si kostum me porosi kryebashkiakut aktual. E ka organike atë, e kupton më mirë se çdo gjë tjetër, duke përfaqësuar shembullin e një njeriu të rëndomtë në vendimmarrje.

Patjetër që është vota që do përcaktojë se nga shkon drejtimi i qytetit, por vota po shndërrohet tashmë në alibi dhe mjet mbrojtjeje sesa zgjedhjeje. P.sh një kryebashkiak serioz, sikundër një kandidat serioz, do të duhet të debatonte mbi propozimin e transportit publik falas, nisur nga fakti reale se përbën një ndër problemet kryesore në kryeqytet. Pse nuk bëhet? Pse është e pamundur, sa duhet investuar e kështu me radhë, në mënyrë që fushata, edhe kjo që është të mos shndërrohet në shfaqje banale të një arroganti që e konsideron qytetin si dyqanin e vet.

Mbetet detyrim pra edhe ndaj vetes, edhe ndaj nevojës për të mbajtur një dinjitet publik sa për imazh, që diçka të premtohet, të shpaloset një program të cilin fundja e bëri dhe e prezantoi edhe Roland Bejko, që hyri në garë papritur dhe me shanse shumë të vogla për të arritur një rezultat domethënës.

s.zaimi

Comments

Submitted by Ahmed (not verified) on

Keshtu thoshte edhe Ertugruli vaktit. "Bu topraklarda, kanun benim, devlet benim".

Submitted by arqile (not verified) on

Po qe ti tirana atehere te gjithe tiransit jane pisa bythq....servila zdromsa e bira kurvash te q.....gruan .

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.