Evronjuzi i Shqipërisë gjen rrënjët e kryebashkiakut të Selanikut, qytet që e quan "me rrënjë të panjohura"!!!

Postuar në 12 Prill, 2023 13:57

Ilnisa Agolli: Dëgjoni zoti Zerva. Unë kam dëgjuar diçka rreth origjinës suaj. Nuk e di nëse është e vërtetë apo jo, por thonë se origjina juaj është nga Shqipëria?

Kryebashkiaku i Selanikut: E dini që në Ballkan kemi rrënjë të përbashkëta, në kuptimin që kur Ballkani ishte një hapësirë lëvizëse, kur ishte një hapësirë më e gjerë për kombet e ndryshme, gjyshja e nënës sime kishte lindur në Korçë. Ishte me origjinë greke dhe është vendosur në manastirin që sot quhet Bitola. Atje kishte takuar stërgjyshin tim. Atje lindi babai i mamasë sime dhe pas disa viteve, në 1912 u transferua në Selanik ku lindi nëna ime. 

Kjo është pjesë e një interviste të kryebashkiakut të Selanikut Konstantinos Zervas për "Euronews Albania", televizion me rrënjë europiane. Nën këtë titull, pra: Rrënjët i kam shqiptare, gjyshja e nënës time nga Korça, është tregtuar te lexuesi edhe intervista në fjalë për lexuesin shqiptar që ka rastin tani të mburret se thënia “Selanik e përpjetë siç ka qenë do të jetë” të interpretohet sipas midesë.

Intervista në fjalë është shkëputur nga një material më i gjerë që titullohet: Selaniku, rrënjët e panjohura të këtij qyteti, një riemërtim ndoshta i titullit të Mark Mazower, “Selaniku, qyteti i fantazmave”. Dhe meqë jemi këtu, fantazma e vetme reale është ajo që qëndron në kokën e gazetarëve shqiptarë që ngado të jenë kërkojnë një origjinë, a një burim, pasi me siguri si skotë fisnikësh që janë, origjinën e vet familjare e çojnë deri në antikitetin e vonë.

Kjo pyetje ka natyrë denoncuese: denoncon fshehjen e komplotit ndaj shqiptarëve që janë kudo, shkëlqejnë ngado, në majë të çdo gjëje, por për rrethana misterioze janë fshehur. Do jetë ditë e veçantë ajo kur ky budallallëk që s’ka asnjë lidhje me gazetarinë të marrë fund. Kur mistrecllëku i Konicës, një zevzeku me pordhë të madhe dhe asgjë tjetër, të mos jetë më aplikim i vazhdueshëm për pasaportizimin e nocionit “shqiptar” në çdo histori. Sepse ka shumë gjëra të tjera për të pyetur, sikundër edhe lexuesi shqiptar patjetër që është më inteligjent sesa nevoja për ta trajtuar për kaq budalla duke e “shushatur” me tituj të tillë.

Mbetet vetëm të kuptojmë se ne që jemi këtu, që nuk e fshehim origjinën, mos vallë kemi origjinë greke, apo rumune, italiane që jemi kaq të pasuksesshëm të bëjmë normë Normalitetin. Me ndihmën e gazetarëve si zonjusha Agolli patjetër që do zgjidhet edhe kjo punë.

s.zaimi 

Comments

Submitted by dori (not verified) on

Ky eshte tregues i inferiorietit kolektiv te shqiptareve. Por vetem njera ane e tij; ana tjeter, ka te beje me mohimin, me talljen, perqeshjen , te cilat jane edhe brumi ng ai cili gatuhen anektoda pafund veteqesendisese, gjithmone ne kuptimin kolektiv, qe misherohet ne togfjaleshin kaq shume te sterperdorur "ne shqiptaret"...
Pra, nga njera ane kemi nje pale qe me nje naivitet te padurueshem kerkon te gjeje rrenjet e lavdishme te kombit, ne anen tjeter kemi ata qe me nje padurueshmeri fyese, i perqeshin ata ( natyrisht edhe veten), sikur keto rrenje te ishin kalbesira te zhytura ne qenef!
Jam munduar te gjej nje kendveshtrim normal nga ata qe marrin persiper te trajtojne argumenta te tilla, por e kam te pamundur. Mendoj qe ky Inferioritet kolektiv, kombetar, te cilin e vuajne shqiptaret, eshte pasoje e dy pervojave traumatike qe kane kaluar shqiptaret: fekthimi masiv gjate periudhes se sundimit osman dhe diktatura komuniste. Kur para dy shekujsh filloi te binte "perdja" otomane , shqiptaret filluan ta shihnin veten si te huaj mes fqinjesh; si mysliman mes te krishteresh, cka ne vijim logjik edhe ne perceptimin si lindore mes perendimoresh. Kjo, parasegjithash, vihet re tek vete eterit themelues te kombit: Rilindasit! Shume energji paten shpenzuar ata per t'ua mbushur mendjen shqiptareve se ishin europiane.
Komunizmi shqiptar, ishte po ashtu me i dhunshmi ne Europen Lindore; Shqiperia ishte vendi me i izoluar ne bote, madje , ne dy dekadat e fundit te tij, edhe me shume se c'eshte Korea e Veriut sot.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.