Biznesi: T'i jepet akses medias në dosjet dhe të dhënat e procesit të prokurimeve!
Në një deklaratë të përbashkët Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri (AmCham), Dhoma Gjermane e Tregtisë (DIHA), Dhoma Italiane e Tregtisë, Confindustria Albania dhe Dhoma Franceze e Tregtisë kanë kërkuar marrjen e masave nga qeveria për disa nga çështjet më të mprehta të marrëdhënieve shtet-operator privat. Duke u ndalur te klima e biznesit dhe fokusin në luftën kundër korrupsionit, aktorët në fjalë propozojnë ndër të tjera edhe:
Rritja e efikasitetit dhe besueshmërisë të sistemit të Prokurimit Publik, duke miratuar Standardet e të Dhënave të Hapura të Kontraktimit (Open Contracting Data Standards) në proceset e prokurimeve, duke eliminuar “përjashtimet e veçanta” nga prokurimi i fondeve publike dhe duke ju dhënë gazetarëve dhe shoqërisë civile më shumë akses në dosjet dhe të dhënat mbi procesin e prokurimeve
Siç mund të shihet biznesi merr në konsideratë për rritjen e transparencës edhe kontributin e gazetarëve, një sugjerim ky që nëse shndërrohet në dispozitë ligjore e zgjeron diapazonin e aksesit në informacion dhe e ul barrën e presionit mbi Komisionerin për të Drejtën e Informimit. Po kështu sugjerimi përgënjeshtron akuzat e kryeministrit për gjobvënie, përderisa në përgjithësi media po konsiderohet si aktor ndihmës në këtë fushë, përkundër përpjekjes për ta demonizuar në tërësi që bën z. Rama.
Add new comment