I sigurt për rikthimin në pushtet: Vendosim proporcional kombëtar, në Hagë për ZEE me Turqinë

Postuar në 10 Prill, 2023 15:38

Ish-kryeministri i majtë i Greqisë Alexis Tsipras ka deklaruar gjatë një interviste për gazetën konservatore greke, “Kathimerini” se ai do të fitojë zgjedhjet e 21 majit dhe do të sjellë në pushtet një koalicion progresistësh. Sipas tij madje kjo qeveri do të jetë stabël duke u bazuar pikë së pari mbi legjtimitetin moral dhe politik.

Përtej konsideratave për zhvillimet e brendshme në Greqi, meriton vëmendje fakti se z. Tsipras ka konfirmuar se do të ndryshojë sistemin elektoral në vend duke kaluar në proporcional kombëtar.

Pranohet gjerësisht si sistemi më i ndershëm dhe meriton të aplikohet për herë të parë…Do të ndryshonte gjithaçka për mënyrën toksike si zhvillohet beteja politike. Do të njoftonte një erë të re për demokracinë tonë që do të përkufizohej nga konsensusi, konvergjenca e programeve politike, pesha e njëjtë e votës dhe mbështetja e qeverisë nga shumica e shoqërisë dhe trupa zgjedhëse

ka thënë Tsipras.

Teksa ka afirmuar qasjen e fortë pro-atlantike, veçanërisht nga SHBA dhe Franca për politikën me Turqinë, kreu i Syriza-s, ka vënë në dukje se për zgjidhjen e çështjen e delimitimit të ujërave detarë dhe Zonave Ekskluzive Ekonomike me Ankaranë ai do të kërkojë mendimin dhe arbitrimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, përherë me vijë të kuqe “sovranitetin dhe integritetin territorial”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.