"Tregtari i vdekjes", Viktor Bout, thirrje Trump: Ik nga SHBA se do të të vrasin!

Postuar në 08 Prill, 2023 17:24

Mediat në Rusi kanë publikuar një thirrje të pazakontë të bërë nga tregtari rus i armëve, Viktor Bout drejtuar ish-presidentit amerikan Donald Trump. Përmes një mesazhi në “Telegram” dërguar Trump, Bout, i dalë nga burgu vitin e shkuar në kuadër të një shkëmbi të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-ve, ka paralajmëruar Trump se jeta e tij është në rrezik.

Administrata Biden nuk do të ndalet vetëm duke ju hedhur në kompleksin industrial penitenciar. Ata do ju vrasin herë apo vonë përpara se të lejojnë që ju t’u dilni para

citohet Bout.

Ai I ka bërë thirrje Donald Trump të kërkojë strehim në Rusi, “një parajsë e sigurtë prej nga ku Ju mund të drejtoni luftën për popullin amerikan”.

Bout u arrestua në Tajlandë në vitin 2008 për trafik armësh dhe u ekstradua në SHBA në vitin 2012.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Dhe me e bukura eshte se ti je trumpist. Gjithkush qe mund, qofte edhe ne menyre fare periferike te jete kunder Edi Rames apo te mos jete kunder Sales per ju eshte nona. Burgaxhi? Po cfare burgaxhiu. Hero. Rus?Oligark i Putin? Edhe me dreqin e mallku do beheshit mjaft qe te jene nje shprese sado e vaket per te hequr qafe kete shalegjatin. Te cilin kemi filluar ta rrezojme qe ne 2013 por do duhen edhe nja 20 vjet te tjera te bjere ne toke, thjesht se eshte shume i gjate. Ky eshte deshperim.

Submitted by redaksia on

Ca rendesie ka ne nje vend te deshtuar bie ky apo vjen ai tjetri? Vidhej, vidhet e do vazhdoje keshtu. Nuk ka dallim themelor, kozmetika ndryshon. 

I vetmi nder qe mund te beje ai qe drejton thesin e buxhetit ne nje vend hajdutesh si ky eshte te genjeje me pak. Se duke helmuar njeren pale, e sigurte eshte qe helmohet cdo mundesi per komunikim real. Si mund te flasesh me nje patronazhist si ty qe te cakton se je trumpist, berishist e keshtu me radhe, vetem e vetem se ky kuader te menduari te funksionon. Ky i gjati, apo zdapi skerfyell nese do, te rrije edhe 50 vjet po e votojne. Se fundja ky eshte sistemi qe kemi: por eshte hajdut, kryehajdut sepse qendron ne krye te nje qeverie hajdutesh thuajse te konfirmuar te cilen e ideoi vete. Ose eshte Idiot me fat.

 Genjeshtar i pashembullt dhe ne metode me autoritar se Berisha. Padyshim me i votuar se ai, por nje kalbesire morale qe s'ka te dyte. 

Sa per ne ketu, sinqerisht nje keshille: jemi shume ne rregull me veten. Aq ne rregull saqe nuk na detyron kush, as ndonje interes t'i themi Derrit Daje, pra Edit Lider.  Por e perseris: sa kohe votohet, formalisht eshte ne rregull edhe pse ky korruptim kapilar vetem ndonje.gje te mire nuk parathote.

Submitted by Anonymous (not verified) on

Jam dakord per gjithcka shkruan pervec patronazhistit. Problemi eshte qe korrupsionin nuk e krijon pushteti. Ai nxitet nga populli. "Ca ke mor me te. Buke e kos po hane" . Mos me thuaj se nuk ke nje numer telefoni te ndonje doktori ne liste. I gjithe mesdheu funksionon keshtu. Tutqi, Matok, Tunizi, Sicili, Napoli, Kalabri, Shqiperi, Greqi. E kemi ne gjak, do duhet shume kohe te shuhet.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.