Me ndërmjetësimin e Kinës/Irani dhe Arabia Saudite drejt hapjes së ambasadave
Arabia Saudite dhe Irani po shkojnë drejt rivendosjes së marrëdhëieve diplomatike të nivelit më ta lartë. Diplomatët kryesorë të vendit, Hossein Amir-Abdollahian dhe minsitri saudit, Prince Faisal bin Farhan kanë deklaruar nga Pekini se të dyja vendet bien dakord që të bashkëpunojnë për stabilitetin në rajonin e Lindjes së Mesme.
Në këtë kuadër ka nisur puna për hapjen e ambasadave në të dyja vendet, një zhvillim me rëndësi ky qoftë për ekonominë, ashtu edhe për paqen në vende si Iraku, Jemini, apo edhe Libani. Marrëveshja është një sukses diplomatik shumë i madh për Kinën, që ndërmjetësoi marrëveshjen, paralel thuajse për nga rëndësia me marrëveshjen e Donald Trump mes Izraelit dhe Arabisë Saudite që solli njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet nga disa vende arabe.
Në kontesktin e diskutimeve në fjalë njoftohet se presidenti iranian Ebrahim Raisi do të vizitojë së shpejti Riadin me ftesë të mbretit Salman.
Add new comment