Disa fjalë mbi veprimet e shërbimeve iraniane
Në një intervistë për "Kathimerini" ish-kreu i Divizionit Operacional të Mossad-it izraelit, Haim Tomer, ka folur edhe për metodat e shërbimeve sekrete iraniane, të përfolura se kanë vepruar edhe në Shqipëri. Sipas Tomer, iranianët kanë shumë organe të shërbimit inteligjent mes të cilave Pasdaran që është i ushtrisë, i cili ka dy organizata bijë jashtë vendit. Ndërkohë që ish-operativi izraelit thotë se për nga metoda iranianët mbështeten në katër element bazë:
Mohimi, identifikimi i shënjestrave të vlefshme, veprimi në vende me të cilat nuk cenohen interesat strategjike të Republikës Islamike dhe e fundit është gjetja e vendeve me linjë kufitare të gjatë, detarë apo tokësorë përgjatë të cilit ata mund të infiltrojnë njerëz
Si shembuj Tomer sjell goditjet e shërbimit Iranian në Burgas dhe Greqi, vende me kontakt kufitar të madh me njëri tjetrin dhe me Turqinë.
Lidhur me rekrutimet e kryera nga shërbimet iraniane, Tomer thotë që ata përfitojnë sidomos nga shërbimi i kryer nga Hezbollahu, një degë e forcave Al-Quds që janë në kërkim njerëzve të besimit shiit. E parë kështu rezulton se Irani, një fuqi rajonale që vepron në një presion ekzistencial prej dekadash nuk është në gjendje të çojë përpara operacione të sofistikuara me planfikim të gjerë, por preferon goditje me impakt mediatik, diçka në fakt që bie ndesh me imazhin e krijuar si ndër të tjera Teherani zyrtar çon përpara një strategji diversioni dhe sulmesh kibernetike që janë deri diku pararoja e shërbimeve të sotme.
Add new comment